Më shumë se gjysma e punëtorëve në sektorin e ndërtimit në Kosovë janë pa kontrata pune. Në këtë sektor evidentohen edhe më tepër shkeljet sa i përket pushimit mjekësor, orëve të punës, kompensimit në rastet e lëndimeve në punë dhe mungesa e mjeteve për siguri në punë.
Qendra për Politika dhe Avokim, nga monitorimi që ka realizuar për zbatimin e Ligjit të Punës për siguri dhe shëndet, ka deklaruar se sektori i ndërtimit ka shkeljet më të mëdha në këtë aspekt, shkruan gazeta Koha.
“Të dhënat nga terreni tregojnë se 38.46 për qind të të intervistuarve nga sektori i shërbimeve, tregtisë dhe hotelerisë punojnë pa kontratë pune, ndërsa në sektorin e ndërtimit 59.76 për qind janë deklaruar të mos kenë kontratë pune”, ka thënë Milaim Morina nga Qendra.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.