Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic dhe një numër i ministrave të qeverisë serbe janë takuar me anëtarët e Aleancës Kombëtare për Zhvillim Ekonomik Lokal (NALED) për të diskutuar mbi mënyrat për të luftuar ekonominë informale. Gjatë takimit, Vucic theksoi se qeveria kishte marrë të gjitha masat për të ndaluar ekonominë informale dhe u bëri thirrje zyrtarëve të pranishëm të ndihmonin në zbatimin e atyre masave dhe promovimin e luftës kundër ekonomisë informale.
Kryeministri tha për biznesmenët në takim se nuk do të ketë taksa të reja të vendosura mbi bizneset në vitin e ardhshëm.
Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë qeverinë në luftën kundër ekonomisë informale, e cila ‘importon’ 30% të PBB-së çdo ditë, duke shkaktuar humbje të përditshme prej 8 milionë eurosh për buxhetin e shtetit, tha Ramon Ëeidinger, kryetar i Aleancës së Konkurrencës së Drejtë dhe menaxher i përgjithshëm në Coca-Cola Hellenic Serbia.