Pas 19 orësh debati të vazhdueshëm, parlamenti i Serbisë miratoi buxhetin e vitit 2015, me synimin kryesor që të zvogëlojë shpenzimet për pensionet dhe industritë jofitimprurëse publike dhe të sigurojë një kredi nga FMN-ja.
Buxheti synon një deficit të konsoliduar në 1.9 mrd euro apo rreth gjashtë për qind të PBB-së.
Ajo është hartuar në përputhje me një marrëveshje të kredisë prej 1 miliard euro me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe përcakton të ardhurat në 924.4 mrd dinarë dhe shpenzimet në 1.11 mrd dinarë.
Deficiti, i cili arriti më shumë se 7 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto në 2014, përfshin shpenzimet nga komunat dhe nga disa firma shtetërore.
Kjo duhet të ndihmojë Serbinë në përpjekjet e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Ajo nuk ka arritur të tërheqë investime të rëndësishme të huaja, përveç një fabrikë makine ( Fiati) gjatë viteve kur qeveria lejoi privatizimet, por dështoi në uljen e burokracisë dhe luftës ndaj korrupsionit.