Një studim i kohëve të fundit ka konfirmaur faktin se bërja e pyetjeve pozitive në një grup pune, ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në rritjen e performancës. Ja se si:
#1: Pyetjet pozitive nxisin të mësuarin dhe përkushtim në punë
Kur të zhvilloni mbledhjen tuaj të rradhës provoni t’i bëni kolegëve të grupit tuaj të punës pyetjen e mëposhtme: “Cilët janë elementët që ndikojnë në momentin që ne japin performacën tonë më të mirë”? Të jeni të sigurtë që ju do të merrni të gjitha përgjigjet pozitive të mundshme, duke filluar nga “Ne kemi të njetin vizion dhe qëllim”, “Ne synojmë për të arritur më të mirën e mundshme dhe japim idetë tona më të mira” “ne mundohemi që të ndihmojmë njëri-tjetrin që të rritemi profesionalisht dhe të jemi sa më të suksesshëm”, etj. Pyetjet pozitive janë një nxitje mjaft e mirë që të gjithë të marrin pjesë ën diskutim dhe të ndajnë me të tjerët idetë e tyre. Gjatë këtij procesi, e gjithë skuadra mëson diçka të re duke qenë se që të gjithë përpiqen që të japin më të mirën e mundshme.
#2: Pyetjet pozitive i japin formë të ardhmes
Në momentin që ju bëni një pyetje ju ndryshoni të gjithë rrjedhën e bisedës, deh kur ju ndryshoni rrjedhën e bisedës, ju ndikoni edhe në ndryshimin e të ardhmes. Imagjinoni për një moment sikur ju jeni drejtor i një deparamenti të caktuar në kompaninë ku punoni dhe CEO-ja i kompanisë ju bën pyetjen “Shumë shpejt posti i Zëvendës Presidentit, do të jetë vakant, si do t’ju dukej po ta zinit ju atë post”? Edhe nëse deri në atë moment ju nuk e keni çuar kurrë ndërmend që të zhvendoseni në një rej pozicioneve ekzekutive të ndërmarrjes, menjëherë në momentin që juve ju bëhet ajo pyetje ju e merrni si të mirëqenë dhe filloni të imagjinoni të ardhmen tuaj. Një pyetje e tillë mund të ndikojë në mënyrë të drejpërdrejtë edhe në përpjekjet që ju do bëni për të dhënë më të mirën tuaj të mundshme në projektet e rradhës. Në momentin e parë që CEO-ja juaj, ju bën një pyetje të tillë, ai ju ndryshon menjëherë realitetin ku jetoni, duke i dhënë një formë të re të ardhmes suaj.
#3: Pyetjet pozitive janë frymëzuese dhe përçojnë energji pozitive
Referuar pikës 1, në mbledhjen tuaj të rradhës pasi të bëni pyetjen, “Cilët janë elementët që ndikojnë në momentin që ne japin performacën tonë më të mirë”?, mos harroni të bëni edhe këtë pyetje: “Teksa shikoni drejt së ardhmes, cilat janë shpresat dhe synimet tuaja për të pasur një performacë sa më të mirë, më të mirë se kjo që kemi dhënë deri në këtë moment që po flasim”? Duke qenë se këto pyetje përmbajnë në vetvete pristshmëritë tuaja për të ardhmen të jeni të sigurtë se një diskutim, i tillë do të jetë frymëzues dhe do të përçojë energji pozitive për të gjithë të pranishmit.
Fuqia e pyetjeve pozitive
Kohët e fundit një koleg ka dëgjuar Tim Ryan, CEOn e PëC, gjatë një diskutimi publik. Si një CEO i ri, Z. Ryan nisi një bisedë të gjerë rreth racës, anshmërisë, diversitetit dhe përfshirjes. I frymëzuar nga përvoja në PëC, Ryan filloi të bënte pyetje pozitive në biseda me drejtuesit jashtë kompanisë së tij gjithashtu. Ai zbuloi se energjia e tij frymëzoi liderë të tjerë dhe pyetjet e tij i tërhoqën. Ai ndryshoi të ardhmen. Aleanca e Përfshirjes dhe Diversitetit ka lindur pikërisht nga këto pyetje. Më pak se një vit pas samitit të tyre të parë, aleanca tani ka 400 anëtarë CEO, të cilët janë të shumë të angazhuar në këtë sipërmarrje. Kjo është njëkohësisht edhe aleanca më e madhe e këtij lloji.
Kjo është fuqia e pyetjeve pozitive!