Koha e ‘rimëkëmbjes’ përfshin jo vetëm pushimet e planifikuara dhe kohën larg nga puna gjatë fundjavës, por edhe ‘ritualet’ e përditshme të dizajnuara për tu ri-karikuar dhe rimarrë veten nga stresi lidhur me kërkesat rutinë të ditës së punës. Periudhat e performancës së lartë gjatë gjithë ditës duhet të balancohen me periudha të ‘rimëkëmbje’ gjatë gjithë kësaj dite. Pa këto momente performanca tenton të zbehet ndjeshëm për shkak të disponueshmërisë së pamjaftueshme të energjisë fizike, emocionale dhe mendore.
Ritualet e përditshme për të stimuluar ditën e punës
- Në fillim të çdo jave, mbushni sirtarin e tavolinës me ushqime të shëndetshme – arra, çokollata me pak sheqer, dhe kështu me radhë. Gjatë ditës, bëni një pushim 10 minuta për të ngrënë dicka nga sirtari juaj dhe pini një shishe ose gotë me ujë.
- Cohuni dhe shtriquni për 10 minuta.
- Ecni pak nëpër zyrë; ndaluni shkurtimisht për të biseduar me një koleg apo dy për pak minuta.
- Zbisni në kafenenë poshtë punës vetëm një bllok të bardhë letre. Pini një filxhan kafe dhe ‘shkarkoni’ cdo gjë që keni në mendje në fletë
- Mbylleni derën tuaj dhe lexoni diçka ‘argëtuese’ për 15 minuta.
- Mbylleni derën tuaj dhe shkruani me dorë një ‘shënim falënderues’ për dikë.
- Beëni një shëtitje 10 deri në 15 minuta jashtë.
- Kërkoni një librari aty pranë për 10 ose 15 minuta.
- Mbylleni derën e zyrës dhe ‘bisedoni’ me disa miq.
Rregullat që duhet të ndiqni përgjatë ritualit të ‘rimëkëmbjes’
- Mbylleni derën e zyrës kur është e mundur.
- Fikni telefonin tuaj ose transferoni thirrjet.
- Fikni ekranin e kompjuterit dhe volumin e kompjuterit.
- Fikni ‘zilen’ e mesazheve.