Një anketë e rregullt mujore e Institutit Kombëtar të Statistikave të Bullgarisë (NSI) ka gjetur se treguesi i klimës së biznesit u rrit me 2.8 pikë përqindjeje në prill 2018, krahasuar me marsin 2018, tha NSI në raportin e fundit.
Rritja u nxit nga nje pikëpamje më pozitive në të katër sektorët e anketuar – industria, ndërtimi, tregtia me pakicë dhe shërbimet, shkruan ‘Sofia Globe’.
Treguesi në industri u rrit me 0.7 pikë përqindje, drejtuesit e kompanive presin që gjendja e biznesit të ndërmarrjeve të tyre do të përmirësohet në gjashtë muajt e ardhshëm. Ata gjithashtu kishin pikëpamje më të favorshme në lidhje me eksportet dhe prodhimin në tre muajt e ardhshëm.