Raporti midis gjumit dhe medias elektronike duket se është tepër kompleks dhe kërkimet në këtë sector sa vijnë e komplikohen. Në të njëjtën kohë kërkimet e kohëve të fundit kanë demostruar se të flesh pak (por edhe tepër) mund të ketë pasoja mbi performancën ditore dhe madje edhe të arrijë të dëmtojë shëndetin psikofizik.
Një studim i kryer nga Shelley Hershner dhe Ronald Chervin të departmentit të neurologjisë të universitetit, University of Michigan, publikuar tek Nature and Science Sleep,tregon se mes shembujve të studentëve universitar të vitit të parë rezultatet më të mira duke se i përkasin studentëve që bien në shtrat herët dhe që gjithashtu ngrihen herët. Nuk dihet me saktësi se pse ekziston një lidhje e tillë. Ka të ngjarë të varet nga fakti që kjo është mënyra më restorative e gjumit, por që mund edhe të nënkuptojë se kush fle herët dhe zgjohet herët është më i organizuar dhe më i motivuar.