Mësoni më shumë nga punonjësit tuaj duke analizuar dhe vlerësuar temperamentët në mënyrë që të menaxhoni më mirë ata në përputhje me rrethanat.
Udhëheqësit më të mirë zotërojnë një kuptim akut të temperamenteve të punonjësve të tyre. Temperamentet janë të ndryshme nga personalitetet, sepse disa temperamente mund të formojnë një personalitet, thonë ekspertët, por gjithkush është i lindur me një ‘mënyrë të preferuar të të bërit të gjërave, ‘ose me temperamentin e preferuar. Këtu janë mënyrat se si ti menaxhoni më mirë këto katër lloje temperamentesh:
‘ Kureshtaret ‘ janë vazhdimisht në kërkim për dije, zakonisht përmes fakteve dhe të dhënave. Ata priren të jenë mendimtarë të pavarur dhe nuk i pëlqen që të tjerët ti japin udhëzime se çfarë të bëjnë.
Si të punoni me një temperament të tillë:
- Paraqiani argumentet tuaja në mënyrë logjike.
- Tregoni besim.
- Tregohuni të gatshëm të debatoni idetë, dhe të jeni i hapur për reagime dhe kritika.
- Bëhuni një zgjidhës problemi; prezantohuni në tryezë me një zgjidhje.
- Ruani qetësinë; Mos u ofendoni pse ata janë të prerë .
- Mos u merrni me cikërrima
- Mos u përpiqni ti mbikqyrni
‘SipërmarrësIT’
Zakonisht këta njerëz urrejnë të ulen për periudha të gjata kohore dhe zakonisht vlerësojnë ekzaltimin dhe veprimin më shumë se sa planifikimin. Ata kanë tendencë të marrin vendime shpejt dhe nuk i pëlqen të kalojnë shumë kohë duke menduar për të. Për më tepër, ata preferojnë ndryshimin dhe paparashikueshmërinë ndaj një mjedisi të qëndrueshëm.
Si të punoni me një temperament të tillë:
- Përdorni humorin.
- Mos u përpiqni ti mbikqyrni në detaje
- Krijoni një mjedis konkurrues, sepse këto punonjës mendojnq se është një lojë
- Bëni të ditur se cfarë kërkoni të arrihet, jo se si të bëjnë punën e tyre
- Përdorni aftësitë e tyre në situate kritike
- Bëni që ata të ndijhen pjesë e ekipit
‘Të organizuarit’
Këta njerëz mendojnë se është e rëndësishme të jesh pjesë e një komuniteti, në këtë mënyrë ata punojnë më mirë kur kanë ndjesinë e përkatësisë. Ata preferojnë struktura hierarkike dhe besojnë se të gjithë duhet të kenë detyra dhe përgjegjësi specifike. Ata performojnë më mirë në ekipe dhe grupe. Ata lulëzojnë në planifikim dhe organizim dhe e kanë të lehtë të identifikojnë prioritetet dhe të menaxhojnë të tjerët.
Si të punoni me një temperament të tillë:
- Paraqesni idetë tuaja në një mënyrë sistematike.
- Tregohuni të përpiktë.
- Përgatituni dhe tregohuni I hapur ndaj kritikave
- Bëhuni lojtar i ekipit
- Ofroni për këta persona ndjesinë e përkatësisë
- Vini në dispozicion detaje rreth detyrës
‘Autentiket’
Këta njerëz gjithmonë përpiqen të gjejnë kuptimin dhe rëndësinë në jetën e tyre personale dhe profesionale. Nga të gjitha temperamentet, janë më të mirët në komunikim me të tjerët dhe ‘gjason të kenë talent tregimin e historive, analogji dhe metafora. Megjithatë, duke qënë se janë kaq në sinkroni me ndjenjat e tyre dhe ndjenjat e të gjithë të tjerëve, shpesh këta njerëz janë tepër të ndjeshëm ndaj kritikave dhe konfliktit dhe janë ‘ekstremisht të dobishëm.’
Si të punoni me një temperament të tillë:
- Fokusohuni në të ardhmen, jo në të kaluarën.
- Përdorni histori, metafora dhe analogji ndërsa jepni shpjegim.
- Përdorni shembuj personale për të analizuar atë cka doni.
- Përpiquni ti dëgjoni kur ata nuk janë të kënaqur me diçka.
Kur paraqisni ide apo detyra të reja, filloni me tablonë e madhe dhe më pas nëse është e nevojshme kaloni në detaje.