Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi , ka vizituar kultivuesit e pemëve në Kovragë të Istogut, të cilëve u ka premtuar se ndihma e Qeverisë për ta, do të jetë edhe në të ardhmen e pakursyer.
Thaçi ka përsëritur se për katër vitet e ardhshme është marr vendim të ndahen 500 milionë euro për bujqësinë, ku vend të rëndësishëm do të zë edhe sektori i pemëtarisë.
Ai i ka quajtur ata “heronj të punës dhe suksesit”, ndërkohë pemëtarët e kanë falënderuar kryeministrin Thaçi dhe ministrin e Bujqësisë, Blerand Stavileci, për ndihmën e deri tanishme, por kanë kërkuar që kjo ndihmë të jetë edhe në të ardhmen
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.