Refuzimi i Kryeministres për ta mbajtur vendin me një këmbë brenda BE-së dhe një këmbë jashtë do të jetë një provë për kurset e këmbimit
Theresa May do të vendosë në një test provë të gjitha tregjet e monedhave pas deklaratës se Britania do të ketë një ndarje të qartë me BE-në dhe se ajo nuk do të kërkojë një marrëveshje që e lë vendin me një këmbë brenda Bashkimit Europian dhe një këmbë jashtë.
Komentet e zonjës May do të përkthehen si një konfirmim se Britania po largohet përfundimisht nga tregu i vetëm i përbashkët, shpeshherë i është referuar si një dalje e vështirë e BE-së nga Britania, megjithëse ajo do të lërë një derë të hapur për Mbretërinë e Bashkuar ndaj mundësisë së rregullimit të një pjese të doganave. Paundi ra menjëherë poshtë nivelit të 1.2 dollarëve të hënën, një nivel të cilin monedha nuk e ka pasur që nga viti 1985, duke u reflektuar në këtë mënyrë prej tregjeve fjalimi i zonjës May. Ndërhyrjet e mëparshme të kryeministres ndaj Brexit kanë çuar në një rënie të monedhës britanike paund. Por fjalimi i zonjës May ndaj ambasadorëve dhe diplomatëve në Londër do të bëjë të pamundurën për të reflektuar një ton pajtues për shkak të nevojës për një partneritet pozitiv dhe konstruktiv midis Britanisë dhe BE-së. Ekipi i kryeministres është i shqetësuar pasi bisedimet e daljes së BE-së mund të kenë një ndikim të shpejtë negativ mbi detyrimet e Britanisë prej daljes prej saj, të cilat përllogariten nga Brukseli midis vlerave 40 dhe 60 miliardë paund.
Doëning Street i mohoi raportimet se May ka parashikuar se fjalimi i saj mund të shkaktonte një “korrigjim të tregut”, por ndihma e saj tregon se ajo donte t’i mundësonte qartësi biznesit në lidhje me planet e saj për sa i përket daljes së vendit nga BE-ja. Ajo do të konfirmojë dëshirën për të vendosur kontrollin mbi kufijtë e Britanisë. Zyrtarët e lartë thonë se po hartohet plani për skemën e lejeve të punësimit për punëtorët e Bashkimit Europian së bashku me kontrollet e reja automatike për turistët që vizitojnë Britaninë. Kufizimet e lëvizjes së lirë janë të papajtueshme me anëtarësinë në tregun e vetëm të përbashkët, por May pritet që të fokusohet te bashkimet doganore, prej të cilave mund të sigurojë tregtim pa tarifa dhe jo burokratik.
Kryeministrja gjithashtu po pret mundësinë e një faze të zbatueshme për të bërë daljen e Britanisë më të butë, për t’i dhënë kohë kompanive dhe qytetit të Londrës kohë që të adoptohen me ligjet e reja. Nga ana tjetër e oqeanit, Trump i është ofruar Britanisë për të lidhur një marrëveshje të re tregtare midis Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe ka forcuar pozitat e Tereza May me Brukselin, pasi çdo mundësi e një komploti anglosakson mund të dëmtojë pozitat e BE-së.