Kthesa e Prius
Ikona e makinave hibride ka një platformë të re për të rritur objektivat në lidhje me ndotjen dhe për të përmirësuar ndjesinë në drejtim. Ndryshime rrënjësore edhe në stil, në limitet e guximit
Për Prius-in, tani në serinë e tij të katërt, ky hap i ri ka të gjithë tiparet dalluese të një kthese të rëndësishme. Kjo vërehet që në shikim të parë: stili është mjaft agresiv, madje shumë i guximshëm për shijet e sofistikuara evropiane, por padyshim i veçantë. “Duhet të ndryshoja në mënyrë të konsiderueshme Prius-in”, thotë Koji Toyoshima, kryeinxhinier i projektit. “Për të pasur një makinë besnike ndaj ADN-së së saj ekologjike, por edhe që të fitonte pikë në aspektin e pamjes dhe kënaqësisë në drejtim. Prius është një makinë e pjekur”.
Meritat e Tnga
Për të ndihmuar Toyoshima-n në arritjen e këtyre qëllimeve, ka ardhur platforma e re globale e Toyota, e cila debutoi me këtë model. Tnga ka mundësuar uljen e qendrës së rëndesës së mjetit, i cili ka humbur dy centimetra në lartësi në krahasim me modelin e mëparshëm, duke për një total prej 147 centimetrash. Duke ruajtur të njëjtin hap (dy metra e 70 cm), janë shtuar 6 centimetra në gjatësi, e cila tani arrin 4 metra e 54 centimetra, dhe një centimetër e gjysmë në gjerësi (një metër e 76). Përtej përmasave, Prius, i cili do të mbërrijë në treg në Mars, është qartësisht i ndryshëm nga modeli i sotëm. Edhe në ato pjesë që nuk shihen. Motori është i njëjtë (1.8 litra me cikël Atkinsons, fuqi maksimale 100 kf), por sistemi full-hybrid është përditësuar për të përmirësuar konsumin e karburantit me 18%.
Drejtimi i makinës është bërë më intuitiv dhe i këndshëm, në sajë të skemës Multilink për rrotat e pasme. Në rrugë, aty ku duhet të konfirmohen karakteristika e reja të makinës, Prius i ri vjen me një paketë sigurie më të pasur: përveç pajisjeve bazë, Toyota Safety Sense ofron sistemin kundër përplasjes, i cili njeh këmbësorët, si dhe sistemi cruise control adaptim me radar. Përfshihet gjithashtu sistemi që lajmëron ndërrimin e korsisë, dritat verbuese automatike dhe leximi i sinjalistikës rrugore.
Diçitura:
E rinovuar edhe kabina, ku alternohen tonalitetet e errëta me ato të çelëta. Komforti i pasagjerëve përbën prioritet: sediljet e para, për shembull, paraqiten me një dizajn krejtësisht të ri
Forma të mprehta për Prius IV, që ka një qendër rëndese më të ulët, në sajë të një platformë të re. Veçanërisht origjinale pjesa e pasme, me grupet optike në kënd të ngushtë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.