Zgjedhja e duhur e punonjësve për organizatën tuaj –si në rast se ky është një biznes i ri apo jo – është vendimtare për të ndërtuar një biznes që lulëzon. Dhe ndërsa rëndësia e punësimin të njerëzve të duhur nuk mund të minimizohet për çdo biznes, mund të ekzistojnë më shumë sfida për ‘startups’, përfshirë burime më të kufizuara, pasiguri, ose faktin se kandidatët nuk mund të kenë dëgjuar ende rreth kompanisë suaj.
Më poshtë mund të ndiqni tre këshilla për punësimin e kandidatëve më të mire:
Luani një rol aktiv
Drejtori i Përgjithshëm i një startup të teknologjisë duhet të ketë shumë përgjegjësi. Në të vërtetë, kjo mund të jetë e aplikuashme për cdo punëdhënës të startup.
Ju duhet ti mundësoni vetes shansin për të takuar cdo kandidat për të ndihmuar në ndërtimin e një ekipi që do të zgjasë në kohë dhe do të jetë I mirë-kualifikuar, që si rrjedhojë do të udhëheqë drejt një kompanie me baza edhe më të forta.
Vini theksin tek kultura
Kultura është pjesë e rëndësishme e çdo kompanie, e madhe apo e vogël, dhe veçanërisht e rëndësishme për startups. Një startup, sikundër nënkuptohet edhe nga emir, mbështetet në themelet mbi të cilat do të ndërtohet. Rekrutët tuaj janë thelbësorë në këtë fazë të hershme, dhe shpesh mund të ndihmojnë në ndërtimin apo shkatërrimin e një kompanie.
Një mënyrë për të siguruar që ju të bëni ofertat e duhura është që të keni një botëkuptim të mirë të kulturës së kompanisë suaj – që konsiston në vizionin e kompanisë suaj dhe ambientin e punës. Si ekzekutiv, disponimi i një ideje të qartë rreth kulturës së kompanisë suaj ndihmon të ndërtojë një ekip që është në përputhje me vizionin tuaj.
Tregohuni social
Një strategji e mirë rekrutimi është si një strategji e mirë marketingu. Një pjesë e mirë e saj konsiston në njohjen e emrit të kompanisë suaj jashtë mureve të saj dhe ‘prezantimin’ e figurës suaj.
Pa marrë parasysh stilin apo metodat tuaja, si CEO i cdo kompanie është thelbësore të dëgjoni punonjësit tuaj. Duke pasur ide rreth mendimeve dhe nevojave të tyre jo vetëm që do të ndihmoni në ruajtjen e ekuilibrit, por do të ndihmoni kompaninë të vazhdojë të rritet dhe të lulëzojnë edhe në të ardhmene largët.