Me afrimin e shpejtë të fund vitit, njerëzit shpesh pyesin se kush janë tendencat e punësimit që mund të presim në vitin 2015. Ekspertëtjanë vënë në kontakt me disa rekrutuesi lokale për të gjetur se kush mendojnë ata se do të jenë pesë tendencat kryesore për tu punësuar vitin e ardhshëm.
Referime: Në 2014, kjo ishte mënyra kryesore me anë të së cilës rekrutuesit gjenin kandidatë të kualifikuar. Kur një punonjës referon një kandidatë, zakonisht ata dërgojnë dikë që është i kualifikuar për pozitën duke qënë se ata ndiejnë se referimi është një pasqyrim i drejtpërdrejtë i vetë atyre dhe dëshirojnë të jenë të suksesshëm në ndërmarrje. Kështu që ky rrjet do të vazhdojë të jetë ende I fuishë edhe për vitin e ardhshëm.
LinkedIn: Në 2015 do të vazhdojë të luajë një rol vendimtar në punësim. Është bërë më e rëndësishme se kurrë që të mbani një profil LinkedIn, teksa shumë punëdhënës thonë se në qoftë se kandidati nuk ka një prani sociale ata do të neglizhohen. Sigurohuni që të keni një profil dhe të përditësuar!
Pozitat e pa-njoftuara: Ka shumë raste që punët nuk njoftohen duke qënë se rekrutuesit bëjnë shumë ‘gjueti kandidatësh.’ Rekrutuesit kërkojnë për kandidatë me anë të mediave sociale, rrjeteve të punës, apo referimeve, dhe puna aktualisht nuk postohet derisa kandidati të jetë identifikuar dhe punësuar. Ky vit do të ketë rritje të këtilla rasteve.
Fjalë kyce: Këto kanë përfaqësuar një pjesë të rëndësishme të procesit për kohë me radhë, duke qënë se rekrutuesit përdorin sisteme gjurmuese të aplikantit, skanim të CV-ve, apo vëzhgime të profileve në LinkedIn. Sigurohuni që të përfshini të gjitha aftësitë tuaja dhe fjalët e integruara kyçe në profilet tuaja të mediave sociale kështu që punëdhënësit të jenë në gjendje t’ju lokalizojnë. Kur aplikoni për një pozicion sigurohuni të keni përdorur fjalët kyçe nga njoftimi aktual i punës brenda CV-së suaj gjithashtu.
Më shumë Celularë: Ne do të shohim një rritje të madhe të rekrutimit me celularë në vitin 2015. Kjo do të jetë më shumë se një trend për kandidatin, teksa shumë punëdhënës kanë optimizuar faqet e tyre të punës duke e bërë më të lehtë për kandidatët që të aplikojnë nëpërmjet smartphone ose tablet-ëve.
Siç mund të vihet re do të jetë shumë e rëndësishme mbajtja e pranisë në mediat sociale dhe rrjetet e punës! Dhe sigurohuni të përputhni fjalën kyçe për ti rënë në sy rekrutuesit.