Shoqata Shqiptare e Turizmit me mbështetjen e ILO –s, (International Labor Organization) arriti të trajnojë këtë vit 105 të rinj të papunë në qarkun e Lezhës në pesë profile të shërbimeve të mikpritjes respektivisht : menaxhim, recepsion, shërbim restorant, kuzhinë dhe bar.
Deri në këto momente 45 prej tyre janë punësuar në bizneset e rajonit të Lezhës dhe 3 në Sarandë e Dhërmi.
ATA ju vjen në ndihmë bizneseve të këtij rajoni që kryejnë aktivitet në industrinë e mikpritjes duke promovuar kontingjentin prej 60 te rinjsh të moshave 15-29 vjeç të trajnuar në profilet e mësipërme nga ekspertë shqiptarë të certifikuar nga AHLEI (American Hotel and Lodging Educational Institute).
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.