Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredive, Fitch Ratings, e rriti me 2.7% parashikimin e rritjes ekonomike të Turqisë.
Drejtoresha e Fitch Ratings bëri të ditur se shumë institute ndërkombëtare të financës kanë bërë një revizion me shigjetë në lartësim për Turqinë, ndërsa shtoi se edhe “Fitch” e ka rritur parashikimin.
“Në çerekun e parë ne pamë një rritje të fuqishme prej 4.3%”. Rritja ekonomike krijon një mjedis mbështetës për aktivitetin e sektorit bankar dhe ky sektor është rezistent ndaj tronditjeve të mundshme financiare” u shpreh Ajo.
Ndërsa në lidhje me përqindjet e interesave, shefja e Fitch tha se ato mund të ulen, por mund të luajnë një rol negativ mbi valutën.