Klubet futbollistike turke kanë frenuar financimet, njoftoi UEFA.
Në samitin e dytë ndërkombëtar që u mbajt në Stamboll, kreu i UEFA-s për licencime dhe ‘fair play financiar’, Andrea Traverso nënvizoi kontrastin mes klubeve turke dhe atyre europiane për sa i takon menaxhimit të buxhetit financiar të tyre në pesë vitet e kaluara.
“Turqia është vendi i vetëm ku borxhet dhe detyrimet e klubit janë më të mëdha se sa pasuritë e klubit”, tha Andrea Traverso, për të shtuar se në përgjithësi klubet evropiane janë përmirësuar ndërkohë që humbjet e klubeve turke janë katërfishuar.
Borxhet e klubeve turke janë rritur nga 40 milionë euro në vitin 2012, në 200 milionë euro në vitin 2017.
“Liga e Turqisë është joprofitabile nga shkaku i 13 klubeve të cilat punojnë me deficit. Niveli i borxhit komercial është më i larti”, tha më tej Traverso.
Nivelin e lartë të borxhit, ai ia atribuoi lëkundjeve të shpeshta në kursin valutor të lirës turke. /AA