Tashmë pagesa për zhdoganimin e mallrave që vijnë përmes shërbimit postar ka filluar të bëhet në zyrat postare, kudo në Kosovë.
Ky shërbim i ri është veçanërisht i dobishëm për qytetarët që blejnë mallra përmes internetit (blerje online) ose që pranojnë mallra nga shtetet tjera përmes shërbimit postar, bën të ditur Tribuna.
Posta e Kosovës ka një rrjet prej 157 zyrave postare të vendosura në tërë vendin.
“Posta e Kosovës e ka prioritet të ofrojë shërbime të reja dhe cilësore për qytetarët. Tani qytetarët do të kursejnë para dhe kohë për të marrë dërgesat me mallra që i blejnë online ose që ju dërgohen nga shtete tjera”, ka thënë Kryeshefi Ekzekutiv, Sejdi Hoxha.
Trendi i blerjeve online nga qytetarë të Kosovës është rritur jashtëzakonisht shumë, sidomos gjatë këtij viti. Kosovarët më së shumti blejnë në SHBA, Kinë, Hong Kong, Angli, Gjermani, etj.
Pagesa për zhdoganim të mallrave në zyra postare është mundësuar pas marrëveshjes me Doganën e Kosovës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.