17 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e virusit në 24 orët e fundit në vend. Ndërsa janë konfirmuar pozitivë 705 persona, ku më shumë se gjysma janë në Tiranë.
“Janë kryer 2.186 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 356 testime janë kryer për arsye depistimi. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
386 raste në Tiranë, 43 raste në Gjirokastër, 28 raste në Korçë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Fier, 23 raste në Krujë, 21 raste në Shkodër, 20 raste në Berat, 18 raste në Librazhd, 16 raste në Elbasan, 14 raste në Lushnje, 10 raste në Kuçovë, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Kolonjë, 6 raste në Durrës, 5 raste në Devoll, Mirditë, Mat, Përmet, Tepelenë, Peqin, Malësi e Madhe, 4 raste në Mallakastër, 3 raste në Lezhë, Has, Delvinë, Gramsh, 2 raste në Dibër, 1 rast në Pogradec.
Numri i viktimave shkon 839 që nga fillimi i epidemisë.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 17 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Durrës, 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Cërriku.
Listës të të shëruarve i janë shtuar edhe 528 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në total në 19.912.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 484 pacientë, 38 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar.
Për statistikat më të fundit klikoni këtu: Coronavirus në Shqipëri
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.