Sektori i hotelerisë pati rritjen më të madhe si në shitje edhe në fondin e pagave në tremujorin e dytë të vitit 2019, nxitur nga rritja e numrit të turistëve të huaj.
Indeksi i shitjeve të hoteleve shënoi rritje 7,0% në tremujorin e dytë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 4,3% dhe fondi i pagave u rrit me 14,3%.
Treguesit mbi shërbimet, përfshijnë aktivitetet ekonomike Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikleta; Transport, Magazinim dhe Postë; Hotele; Bar-Restorante; informacioni dhe Komunikacioni; Aktivitete të Arkitekturës dhe inxhinierike dhe Agjenci udhëtimi.
Në tregtinë me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave shënoi rritje të shitjeve me 2,9%, numri i të punësuarve shënoi rritje 3,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe fondi i pagave shënoi rritje 6,6%.
Transport, Magazinimi dhe Posta shënuan rritje të shitjeve me 0,6%, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Numri i të punësuarve shënoi rritje 1,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe fondi i pagave u rrit me 2,9%.
Bare dhe Restorantet shënuan rritje të shitjeve me 4,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 8,8% dhe fondi i pagave u rrit me 12,5%.
Indeksi i shitjeve në sektorin në Sektorin e Informacionit dhe Komunikimi shënoi rritje 2,8%, krahasuar me tremujorin e dytë 2018 dhe numri i të punësuarve shënoi rritje 17,5%. Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 7,0%, krahasuar me tremujorin e dytë 2018.
Aktivitetet në Arkitekturë dhe Inxhinieri shënuan rënie të shitjeve me 33,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i të punësuarve shënoi rritje 8,4% dhe fondi i pagave u rrit me 0,4%.
Agjencitë e udhëtimit shënuan rritje shitjeve me 5,6%, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Numri i të punësuarve shënoi rritje dhe fondi i pagave u rrit me 12,4%.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.