“5 kërkesa qeverisë”, Shoqata e Transportit Ndërqytetas kërkon 32.5 mln lekë për pagesën e shoferëve e drejtuesve teknikē

16/03/2020 11:04 AM 0 komente

Paralizimi i transportit vazhdon t’u shkaktojë dëme të mëdha financiare Shoqatës së Transportit Ndërqytetas dhe Rrethqytetas.

Për lehtësimin e dëmeve, kjo shoqatë i ka dërguar një kërkesë qeverisë, ku ndër të tjera kërkon një fond mbështetës prej 32,500,000 lekë për pagesën e 2500 shoferëve, faturinove dhe pjesës tjetër të transportit.

Kërkesat drejtuar qeverisë

1-Mbështetjen me një fond prej 32 500 000 lekësh për pagesat e 2500 shoferëve, faturinove, financierëve, juristëve, drejtuesve teknikë, operatorëve, agjentëve dhe administratorëve me gjysmën e një page minimale prej 13 000 lekësh, të cilët presin të paguhen brenda datës 10 të muajit prill.

2-Faljen e pagesës së sigurimeve shoqërore dhe tatimit mbi fitimin për një periudhë 3-mujore.

3-Shtyrjen e pagesave të kredive për një periudhë 3-mujore pasi bankat nuk po e respektojnë urdhrin e BSH.

4-Shtyrjen e pagesës së taksave vendore për një periudhë 6-mujore

5-Furnizimin me 2500 maska, doreza dhe 500 litra alkool.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of