7 faktorë që tregojnë se ju mungojnë cilësitë bazike të një lideri

21/11/2019 12:20 PM 0 komente

Lidershipi – të gjithë e synojnë por jo të gjithë mund të jenë të aftë ta bëjnë. Të jesh një lider është shumë më shumë sesa thjesht të kesh përshkrimin e dëshiruar poshtë emrit tuaj, apo prezantimin e shumëdëshiruar në CV, rrjetet sociale, etj. Ky është një pozicion me përgjegjësi shumë të mëdha, dhe kryesisht roli juaj si lider nuk është që ju të drejtoni të tjerët (gabimi më i madh që bëhet edhe nga shumica e liderave), por është që t’i frymëzoni të tjerët, të cilët të shikojnë tek ju një model që duhet ndjekur.

Të pranuarit e faktit që juve ju mungojë disa prej cilësive bazike të një lideri të vërtetë, është gjithashtu një ndihmesë shumë e madhe, sepse një gjë e tillë do t’ju ndihmojë juve që t’i përmirësoni ato, në rast se keni dëshirë.

Ja se cilët janë 7 faktorët që tregojnë se juve ju mungojnë cilësitë bazike për të qenë një lider i vërtetë:

1.      Mungesë ndjeshmërie

Ne po jetojmë në një epokë ku ndjeshmëria konsiderohet si një prej dobësive më të mëdha të një individi. Por kjo është plotësisht e gabuar. Pavarësisht rolit dhe statusit tonë në punë, në jemi pikë së pari njerëz, dhe kujdesi që ne tregojmë për të tjerët na bën një njeri të mirë dhe më pas një lider të mirë. Njerëzit respektojnë më shumë personat (liderat) që tregohen njerëzorë, dhe mungesa e ndjeshmërisë është një prej shenjave më të dallueshme që ju jeni “lideri jo i duhur”.

2.      Mungesë vizioni

Liderat e vërtetë janë ata që e dinë fare mirë se çfarë duan dhe çfarë kërkojnë në cilindo moment që juve mund t’ia bëni atyre një pyetje të tillë. Liderave që u mungon vizioni, zakonisht karakterizohen nga kaosi dhe konfuzioni. Mungesa e vizionit është një prej armiqëve më të egër të çdo lideri.

3.      Unë, unë, unë

Një tjetëer shenjë, që është gjithsesi një tregues shumë i saktë i një lideri të keq, është kur ky i fundit çdo gjë e përqendron rreth vetes së tij. Sigurisht se duke qenë në pozicionin e një lideri, ju duhet patjetër që të shprehni idetë tuaja, por pa harruar që t’ia jepni edhe të tjerëve një mundësi të tillë. Mos e përqendroni çdo gjë rreth vetes suaj, duke u munduar kështu që të jeni përherë ju në qendër të vëmendjes dhe askush tjetër.

4.      Mikromenaxhimi

A jeni edhe ju një prej atyre liderave që doni të kontrolloni vetë (mbi një herë) ecurinë e një projekti të caktuar? Nëse, po, atëherë një gjë e tillë tregon se ju nuk keni besim tek stafi juaj. Mikromenaxhimi nuk është stresues vetëm për punonjësit tuaj, por mbi të gjitha edhe për vetë ju si lider.

5.      Mungesë komunikimi

Kurrë nuk duhet ta nënvlerësoni fuqinë e një komunikimi të mirë. Në fakt, avantazhet që vijnë si pasojë e një komunikimi të mirë janë aq të shumta, saqë mungesa e tij konsiderohet si një prej faktorëve vendimtarë që ju nuk jeni personi i duhur për të qendruar në pozicionin e liderit.

6.      Të mos pranoni gabimet që bëni

Askush nuk është perfekt. Edhe pse të gjithë ne bëjmë gabime gjatë gjithë kohës, të rrallë janë ata persona që i pranojnë ato. Një faktor që tregon se ju jeni lideri jo i duhur është pikërisht kjo, të mos pranoni gabimet që bëni. Nëse ju si lider do ta bëni një gjë të tillë, atëherë të jeni të sigurtë se respekti i stafit tuaj ndaj jush do të rritet akoma edhe më shumë.

7.      Të shmangni përballjen

Askush nuk i pëlqen përballjet, por ato duhen bërë. Shmangia e përballjeve, sidomos duke ju parë në pozicinoin e liderit ju bën të dukeni një person i dobët dhe pa autoritetin që duhet t’ju karakterizonte. Nëse ju i shmangni përballjet qoftë me njerëz apo edhe ato që kanë të bëjnë me situata të ndryshme, atëherë të jeni të sigurtë se problemet tuaja nuk do të zgjidhen kurrë por vetëm do të shtohen.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of