AKBN nxjerr për shprehje interesi tre blloqe të lirë nafte, Panaja, Dumreja dhe Blloku C

19/09/2019 11:00 PM 1 koment

Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës ka nxjerrë për shprehje interesi tre blloqe të lirë nafte duke ftuar investitorët potencialë që të shohin mundësi investimi. Referuar shpalljeve të bëra rezulton se shprehja e interesit mund të bëhet për Bllokun C, Panaja ose Dumre. Me një urdhër të 28 gushtit të këtij viti Ministria e Infrastrukturës dhe Enertgjisë ka dhënë autorizimin përkatës që këto blloqe të nxirren për investitorët potencialë duke pasur parasysh lidhjen e një marrëveshjeje sipas ligjit të vitit 1993 për prodhimin dhe kërkimin.

AKBN nënvizon se aplikantët duhet të kenë parasysh që marrëveshja që mund të nënshkruhet do të jenë të formën e ndarjes së prodhimit.
Periudha e kërkimit sipas termave të nxjerra nga AKBN është 5 vjeccare për ccdo kompani që fiton të drejtën ndërkohë që kjo mund të shtyhet 7 vjeccare. Kjo nuk është hera e parë që qeveria nxjerr për shprehje interesi Blloqet e lira të naftës. Pak vite më parë negociatat për disa prej tyre avancuan me kompani konkrete por që në fund nuk u arrit asnjë marrveshje pasi këto të fundit janë tërhequr.

Detaje për Blloqet e lira

Blloku C shtrihet në jug të qytetit të Durrësit, përgjatë rajonit qendror bregdetar të vendit dhe përfshin një territor prej 900 kilometrash katrorë.
Blloku i dytë nxjerrë për interes është Dumrea. Ky bllok ndodhet në pjesën qendrore të Shqipërisë, midis qyteteve Elbasan në Veri Lindje, Kuçova në Jug dhe Lushnja në Perëndim Sipërfaqja e Bllokut është në total 632 Km2 dhe ka si puse kryesore ku kanë ushtruar më herët aktivitet Albpetrol dhe një kompani private Dumreja-7 (TD 6119m), Dumreja-3, dhe Papri-1. Ngritja e Dumresë përfaqëson një strukture karbonatike Jonike të tipit subthrust nën Kripërat e Dumresë dhe zhvillohet në veri të strukturës së Shpiragut (Sqepurit), e cila është deklaruar tashme si zbulim. Rezervat e pritshme në këtë bllok janë për 110-140 Milionë fuçi naftë .

Blloku i tretë ai i Panajasë ndodhet në pjesën jug perëndimore të Shqipërisë, rreth 3km në veri të qytetit të Vlorës . Sipërfaqja e Bllokut është 312 Km2. Janë kryer 456 km profile sizmikë nga Albpetrol gjatë periudhës 1975-1990, të cilët janë ripërpunuara nga INA NAFTAPLIN gjatë vitit 2000. Gjithashtu janë kryer 160 km punime të reja sizmike nga INA NAFTAPLIN në vitin 2001, me kohë maksimale regjistrimi 8 sek. Puset Kryesorë në këtë bllok janë Zvërneci-3, Dajlani-1, Vlora-10 dhe Vlora-11 . Duke marrë për llogaritje vlerat limit të përdorura për vlerësimin e rezervave, rezulton se këto të fundit luhaten nga 25 Milionë fuçi naftë (varianti më minimal) deri në 101 milionë fuçi.

1
Komente

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
Anonymous Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Anonymous
Guest
Anonymous

Blloku Dumrea është dhënë me koncesion tek kompania Navitas Petroleum Ltd, Kontrata hidrokarbure është nënshkruar më 03 gusht 2015. Deri tani, gjatë 4 vjetve, kjo kompani nuk ka kryer asnjë punim kërkimi për naftë dhe gaz në Bllokun Dumrea. Këtë fakt e di e gjithë Shqipëria. Monitor hesht. Ai vrojton për laraska!! Këto janë veprime skandaloze të qeverisë “Rama”.