Aksionet ranë më shumë se 5%, në 570.81$ në bursën e orëve të vona, pasi kompania më e çmuar e teknologjisë në botë – e cila tejkalon parashikimet pothuaj rregullisht – raportoi mos arritje të planeve për të dytin tremujor në më pak se një vit.
Furnitorët e Apple gjithashtu e ndjenë problemin. Aksionet e LG Display, Toshiba dhe Hon Hai ranë midis 5-7%.
Kjo mos arritje, e rrallë në historinë e kompanisë, tregon se si marka Apple po humb rezistencën e saj ndaj cikleve të ekonomisë dhe prodhimit që kanë prekur edhe rivalët e tyre.
“Ishte padyshim një zhgënjim,” tha Channing Smith, bashkë-menaxher i Capital Advisors Groëth Fund. “Prisnim që shumë konsumatorë të shtynin rinovimet dhe blerjet derisa iPhone 5 të dalë në treg. Një tendencë të ngjashme e pamë edhe vitin e kaluar me iPhone 4S.”
Apple publikoi një rritje të të ardhurave 23% nga tremujori i njëjtë në vitin e kaluar, në 35mld $, por kjo ishte rreth 2mld $ nën parashikimit mesatar të Wall Street.