Apple humb pozicionin e saj si kompania më e vlefshme në botë, pas një shitje të konsiderueshme të aksioneve të teknologjisë.
Vendin e saj e ka zënë kompania prodhuese e naftës dhe gazit në Arabinë Saudite, Aramco, për herë të parë në pothuajse dy vjet.
Investitorët kanë shitur aksionet në kompanitë e teknologjisë, për t’i kaluar ato në ato që konsiderohen si asete më pak të rrezikshme.
Vlera e Bitcoin dhe kriptovalutave të tjera kryesore ka vazhduar gjithashtu të bien ndjeshëm.
Aksionet e Apple ranë me më shumë se 5% në Bursën e Nju Jork të mërkurën, duke arritur në vlerën prej 2.37 trilionë dollarë (1.94 trilionë £). Kjo bëri që të binte nga pozicioni, pasi vlera Aramco vlerësohej në 2.42 trilionë dollarë.
Aksionet e prodhuesit të naftës dhe gazit janë rritur këtë vit pasi kostoja e naftës bruto dhe gazit natyror është rritur. Ndërkohë aksionet e Apple kanë rënë me pothuajse me 20% që nga fillimi i vitit./ BBC