Serbi, ekonomia u rrit me 3.8% në vit në tremujorin e katërt
Prodhimi ekonomik i Serbisë u rrit me 3.8% në bazë vjetore në tremujorin e katërt të vitit 2023, tha zyra e statistikave e vendit.
Në tremujorin e tretë të vitit 2023, ekonomia e Serbisë u rrit me 3.6% në bazë vjetore, tha zyra e statistikave në nëntor.
Më shumë hollësi mbi rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Serbisë në tremujorin e katërt, do të publikohen më 29 shkurt, tha në një deklaratë zyra e statistikave.
Në vitin 2022, ekonomia e Serbisë u rrit me 2.3%.