Kriza politike në Shqipëri, e ricikluar disa herë me intensitet të lartë gjatë dy viteve të fundit, mund të rezultojë vetëvrasëse për ekonominë. Po piqet konkluzioni se Italia, e mbërthyer nga frika, dhe Greqia, tanimë viktima e parë e krizës financiare, të fryra nga borxhet e mëdha publike, po lënë pak hapësirë për Shqipërinë për të vjelë para. Këto dy vende kanë, jo vetëm lidhje të forta me Shqipërinë si fqinjë gjeografik, por edhe si partnerët kryesor të saj, si në tregti ashtu edhe investime.
Volumi i tregtisë me të dyja këto vende zë rreth 45% të totalit. Investimet private apo shtetërore nga Italia dhe Greqia kanë një peshë kryesore. Edhe dërgesat e emigrantëve nga këto dy vende janë më të lartat, për vetë faktin se mëse gjysma e emigrantëve janë të vendosur në këto dy shtete fqinjë. Gjithsesi, sinjalet e para se Shqipëria ndodhet në nofullat e morsës së krizës nga këto dy vende nuk janë shumë të dukshme aktualisht. Ka një rënie të dërgesave nga emigrantët kryesisht në Greqi, teksa eksportet kanë qenë të kënaqshme gjatë muajve të parë të 2011-s. Megjithatë, nëse kriza do të vijojë të thellohet, efektet do të jenë më të prekshme, sidomos në drejtim të shtyrjes së investimeve të mëdha, që priteshin të bëheshin nga kompanitë italiane në energjetikë.
Në mungesë të kësaj hapësire me më shumë burime financimi për ekonominë, Shqipëria duhet t’i kompensojë këto fonde me burime brenda vetes. Por, sot mundësitë janë më të pakta. Edhe buxheti edhe biznesi vendas, dy burimet kryesore që ushqejnë ekonominë me fonde, sot janë në vështirësi. Qeveria hoqi dorë nga plani i saj buxhetor i fillim vitit, duke miratuar një plan të dytë investimesh të shkurtuara me mbi 10 miliardë lekë për shkak të rënies së të ardhurave nga taksat. Edhe muajt në vijim nuk janë shumë entuziastë, megjithëse vendi ka hyrë në një kohë piku, ku tregu gjallërohet nga turizmi dhe prodhimi vendas. Të dhënat e fundit si gjashtë mujor tregojnë se rritja e të ardhurave në buxhet, krahasuar më një vit më parë është fare e papërfillshme. Ndërkohë biznesi, përmes anketimeve të ndryshme nga Banka e Shqipërisë, rezulton dorështrënguar në investime për shkak të mungesës së likuiditetit dhe ai kërkon kohë të ristrukturohet. Kështu e shpjegon edhe ministri i financave, rënien e të ardhurave tatimore.
Për këto arsye, kriza e brendshme politike, në mënyrë metaforike ngjan si një zjarr, që mbajmë në dorë për t’i vënë flakën benzinës, e cila ka rrjedhur nga fqinjët. Në pamundësi për të larguar benzinën (kriza e fqinjëve) politika duhet të shuajë zjarrin (kriza politike) që ka ndezur vetë. Një krizë politike madje e stërzgjatur ka provuar se shthur administratën, rrit ankthin e konsumatorëve dhe mban një gjendje pasigurie të lartë. Shuarja e kësaj krize politike do të ishte një mesazh qetësie për ekonominë dhe nderi më i madh që do t’i bënim vetes. Kjo duhet bërë tani, sa më shpejt dhe e plotë se koha nuk pret sepse një krizë e rëndë financiare edhe më me pasojë po troket në derë. Përgjegjësia kryesore i takon opozitës, e cila i ka braktisur me kohë institucionet. Ajo ka premtuar rikthimin në kuvend në fillim të shtatorit. Por prezenca fizike në institucione është e pamjaftueshme. Opozita duhet të ushtrojë të gjitha atributet e saj, për të cilat është votuar e besuar, ndërsa qeveria ka për detyrë që këtë pjesëmarrje ta kthejë në vlerë të shtuar për publikun. Asnjëra palë nuk duhet të mendojë se kur nis një dialog mund të humbasë politikisht. çdo kosto politike, sado e madhe qoftë ajo, është fare e vogël kundrejt asaj që mund të pësojë publiku.
Jeni duke lexuar në: 489
Hyn ne fuqi udhezimi i fundit i Ministrise se Financave qe percakton menyren e regjistrimit te biznesit ne TVSH, sipas pragut te ri, 5 milione leke/vit. Perftimet dhe perjashtimet
Ministria e Ekonomise ben gati projektligjin qe parashikon rritjen e kapitalit te regjistruar te shoqerive aksionare ekzistuese me oferte private, nga 2 milione leke ne 3,5 milione leke
Sa transparent dhe i qarte ishte procesi i rankimit te universiteteve shqiptare dhe si pritet te ndikoje ne tregun me mbi 62 institucione te arsimit te larte. Flasin akademike dhe drejtues universitetesh Nga Laura Cela
Acer ka nxjerrë së fundmi në treg laptopin e tij më të ri, të ashtuquajturin TravelMate 8481, shitjet e të cilit nisin në muajin gusht. Bëhet fjalë për një laptop me ekran 14-incc me rezolucion 1366 x 768, me procesor Intel Core i7, 8GB DDR3 RAM, me kartë grafike Intel HD Grafics 3000, që mundëson cilësi dhe qartësi maksimale, memorie të integruar deri në 320 GB, Bluetooth, WiFi dhe një bateri që mban deri në nëntë orë punë. Laptopi i […]
Kur prodhuesit e birres po presin tri gezohen akcizes se reduktuar, shume prodhues te tjere mendojne se po operojne ne nje treg jo te favorshem. Prodhuesit e ujit, veres dhe pijeve alkoolike nuk shohin asnje rrreze te ngrohter mbeshtetje nga Qeveria. Nga Albana MUCAJ
Hyn ne fuqi udhezimi i fundit i Ministrise se Financave qe percakton menyren e regjistrimit te biznesit ne TVSH, sipas pragut te ri, 5 milione leke/vit.Perftimet dhe perjashtimet
Sa transparent dhe i qarte ishte procesi i rankimit te universiteteve shqiptare dhe si pritet te ndikoje ne tregun me mbi 62 institucione te arsimit te larte. Flasin akademike dhe drejtues universitetesh Nga Laura Cela
Burimi: Oda Ekonomike e Kosoves
Kur prodhuesit e birres po presin tri gezohen akcizes se reduktuar, shume prodhues te tjere mendojne se po operojne ne nje treg jo te favorshem. Prodhuesit e ujit, veres dhe pijeve alkoolike nuk shohin asnje rrreze te ngrohter mbeshtetje nga Qeveria. Nga Albana MUCAJ
Kostot e barnave jane rritur ndjeshem. Vendosja e TVSH-se dhe zhvleresimi i lekut pritet te rendojne pacientet e semure. Tregu rritet krahas listes se rimbursimit Nga Albana MUCAJ
Kostot e barnave jane rritur ndjeshem. Vendosja e TVSH-se dhe zhvleresimi i lekut pritet te rendojne pacientet e semure. Tregu rritet krahas listes se rimbursimit Nga Albana MUCAJ
Pavaresisht liberalizimit te tregtise, prodhimet bujqesore hasen me pengesa edhe ne vendet fqinje te rajonit. Rrezikohet ulja e prodhimit vitin e ardhshem Ministria e Bujqesise: vitin tjeter pa barriera. Nga Albana MUCAJ
Kompanite e programeve te kontabilitetit kane nxituar te hedhin ne treg programe ne ueb, pas rritjes se penetrimit ne internet. Menaxheret mund te jene non-stop online me zhvillimet dhe gjendjen e kompanise Nga Laura Cela
Pavaresisht liberalizimit te tregtise, prodhimet bujqesore hasen me pengesa edhe ne vendet fqinje te rajonit. Rrezikohet ulja e prodhimit vitin e ardhshem Ministria e Bujqesise: vitin tjeter pa barriera. Nga Albana MUCAJ