Vijon tkurrja e konsumit – Shqiptarët po kursejnë dhe për ushqime
Kriza ekonomike po reflektohet me një tkurrje të konsumit të brendshëm në ekonomi, që tashmë po prek dhe produktet jetike. Të dhënat e INSTAT-it bëjnë të ditur se edhe në 3-mujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është ulur 1.2 për qind në 3-mujorin e parë, ndryshimi me bazë vjetore ishte -8.2%. Duket se kriza ka prekur pjesën më të brishtë të popullsisë, […]
Loja e kujt po luhet?!
Edhe pse kanë ofruar 850 milionë euro, amerikanët nuk kanë siguri nëse do të shpallen fitues, pasi kinezët po luajnë të gjitha kartat. Dyshimet mbi verifikimin e kompanive dhe skenarët pas privatizimit Procesi i privatizimit të “Albpetrol” po i ngjason çdo ditë e më shumë filmit të famshëm hollivudian “Spy Game”, ku personazhet duket se luajnë hapur me njëri-tjetrin, por në fund, fiton ai që shanset i kishte më të pakta. Është për të ardhur keq krahasimi i skenarit të […]
Flluska e 4 HEC-eve
Shumë zhurmë për asgjë. Shitja e katër HEC-eve dështon për herë të dytë në tenderin e tretë. Kompanitë duan më shumë kohë dhe garanci për energjinë e prodhuar, por edhe para Deri të hënën, më datë 10 shtator, në orën 14:00, kompanitë e interesuara për të blerë dy HEC-et e Bistricës kishin afat për paraqitjen e ofertave. Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës kishte deklaruar se hapja e ofertave për këto dy HEC-e do të bëhej në prani të mediave, por […]
Plani B i krizës
Kur ende nuk e ka të sigurt rezultatin e privatizimeve dhe në kushtet e mundshme të krizës energjetike, Ministria e Financave ka hartuar planin B. Pas shpenzimeve, i vjen radha shkurtimeve tek investimet Të ardhurat nga tatimet nuk janë në ritmin e duhur, gjithashtu qeveria nuk e ka të sigurt se sa do të marrë nga privatizimet e “Albpetrol” dhe shitja e katër HEC-eve, në rast se procesi shkon sipas planit. Nga ana tjetër, nevoja për para po bëhet edhe […]
Shkëlqimi dhe rënia e Universiteteve Private
Për herë të parë pas 10 viteve aktivitet, asnjë universitet i ri privat nuk hyri në tregun vendas. Tregu duket se po shkon drejt maturimit dhe brenda disa viteve mund të shohim bashkim apo mbyllje të disa institucioneve të arsimit të lartë Ky ishte viti i parë, qëkur nisën të operonin universitetet private, që nuk solli asnjë emër të ri në treg. Një treg që ka pasur një zhvillim shumë dinamik, ku brenda 10 viteve janë licencuar 49 institute të […]
Shqiptarët nuk preferojnë t’i bëjnë gjërat vetë
Tregu i “Bëje vetë Ti” mbetet ende i pazhvilluar në vend, me gjithë investimet mbi 55 milionë euro që janë realizuar dy vitet e fundit. Operatorët DIY vuajnë krizën e ndërtimit dhe rënien e ndjeshme të shitblerjeve të apartamenteve “Bëje vetë Ti”, një nga formatet e tregtisë me pakicë më të suksesshme në Europë, duket se nuk ka pasur të njëjtën ecuri edhe në Shqipëri. Me gjithë vrullin e investimeve deri në 2009-n, vit kur kriza ekonomike i shfaqi efektet […]
Çmimet e drithërave mund të ulen
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar se konsumatorët e drithërave po reagojnë ndaj rritjes së çmimeve, duke sugjeruar se rritja e pandalshme e produkteve ushqimore mund të ndalet. Fermerët e bagëtisë dhe pulave kanë ulur konsumin e misrit për ushqim me 8% në 4.4 miliardë shinik në vitin e të korrave që përfundoi më 31 gusht, vlerësoi Departamenti i Bujqësisë i Shteteve të Bashkuara (USDA). Kjo sasi ishte 150 milionë shinik më pak në krahasim me një vlerësim të […]
Trazirat në Libi do trondisin tregun e naftës
Trazirat pas vrasjes së ambasadorit amerikan në Libi po përhapen në tregun e naftës. Deri tani, rimëkëmbja më e shpejtë sesa pritej e prodhimit të naftës në Libi, pas luftës civile të vitit të kaluar, kishte ushtruar presion për uljen e çmimeve të karburantit. Por një përkeqësim i situatës që do të ndikonte prodhimin, kërcënon që të rrisë më tej çmimet. Trazirat më të fundit vijnë pas shenjave se rimëkëmbja ka mbetur në vend. Prodhimi i naftës bruto ra në […]
Miratohet hapja e tenderit për shitjen e PTK-së
Komisioni Qeveritar për Privatizimin (KQP) e PTK-së ka miratuar dokumentet e tenderit për shitjen e 75% të aksioneve të saj. Pjesë të dokumenteve tenderuese të miratuara janë udhëzimet për tenderuesit, drafti i marrëveshjes së shitblerjes dhe drafti i marrëveshjes së aksionerëve të ardhshëm në PTK. Në bazë të këtyre dokumenteve të miratuara nga KQP, kompanitë e parakualifikuara ftohen të bëjnë analizat e tyre dhe të marrin pjesë në garë për blerjen e 75% të aksioneve të PTK-së. “Kompanitë e parakualifikuara […]
Bosnjë-Hercegovinë – Dy njësitë shkurtojnë buxhetet
Parlamentet e dy njësive të Bosnjës, Federata e Bosnjë-Hercegovinës dhe Republika Srpska kanë ribalancuar buxhetet e tyre, si një kusht për një marrëveshje të re në dispozicion me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Pasi Shtëpia e Përfaqësuesve në njësinë federative mbështeti buxhetin e ribalancuar të qeverisë së njësisë, Bosnja po pret miratimin e shumëpritur të një marrëveshjeje në dispozicion me FMN-në, me vlerë 500 milionë dollarë, që do të shkojë te të dyja njësitë. Buxheti i ribalancuar ishte miratuar më parë nga […]
Turqia, me biznesin më konkurrues në rajon
Raporti i fundit i konkurrueshmërisë globale, publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror, e ka listuar Turqinë si vendin që ka ekonominë më konkurruese në Europën Juglindore. Një rritje ekonomike prej 8.4% në 2011-n, stabiliteti makroekonomik i përmirësuar, sistemi i besueshëm financiar dhe lehtësitë e biznesit për akses në financë citohen si disa nga faktorët që i kanë mundësuar Turqisë të kërcejë me 10 vende në renditje. “Sektori aktiv i biznesit në Turqi ka fitime të mëdha në eficencë nga tregu i […]
“Lufta e humbur”
Gjithnjë e më shumë, shteti shqiptar po renditet nga kahu i humbësit në çështjet e arbitrazhit privat. Faturat që shteti shqiptar detyrohet të paguajë për shkak të humbjes së gjyqeve llogariten në miliona euro. Nuk mungojnë edhe rastet e bujshme. Juristët thonë se firmat e ndryshme që padisin shtetin shqiptar, zgjedhin ta çojnë çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit, nisur nga problemet e shumta që paraqet sistemi ynë i drejtësisë Gjatë dekadës së fundit, qeveria e Shqipërisë është vënë shpesh në […]
Dëmi i zjarreve të kësaj vere
Flakët e zjarreve, shpesh të qëllimshme, dëmtuan ndjeshëm fondin pyjor, por edhe bujqësinë. Ndërsa nuk ka një fond për të “riveshur” pyjet, dëmi në bujqësi pritet të korrigjohet përmes subvencioneve Tashmë, kur kanë ngelur vetëm faqet e shëmtuara të pyjeve të dëmtuara nga zjarret e verës, i lihet vendi bilancit të dëmeve. Dëmi më i madh, sigurisht, i është shkaktuar fondit të pyjeve, pasi zjarret kanë qenë në lartësi e kryesisht në zona të pabanuara. Megjithatë, flakët zbritën edhe në […]
Si nuk po menaxhohet një “bum”
Asnjë kandidat për president nuk ka vizionin e duhur për politikat energjetike Fakti: Cili është shteti i tretë më i madh prodhues i naftës? Përgjigjja është: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E duket se ky sektor është në ditët e tij më të mira, pasi prodhimi është rritur me 15% gjatë pesë viteve të fundit. Por, ka edhe më mirë dhe kjo duke iu referuar gazit natyror. Sipas kompanisë “BP”, SHBA-ja është prodhuesi i parë në botë dhe prodhimi është […]
Debati për taksat nxit tensionet në Francë
Konflikti lidhur me vendimin e një miliarderi francez për të aplikuar për nënshtetësi belge u ndez së fundmi, pasi një gazetë publikoi një kryeartikull me titull kryesor “Humbët, ju të pasur të ndryrë”, duke e nxitur industrialistin që të kërcënojë me çështje ligjore. Incidenti ka ndezur një debat të gjerë mbarëkombëtar lidhur me politikën e taksave, edhe pse Bernard Arnault, kreu dhe drejtori ekzekutiv i gjigantit të mallrave të luksit “LVMH Mowt Hennessy Louis Vuitton SA”, tha se ai ende do […]
Tregtia botërore, në rënie të thellë
Vëzhguesit e tregtisë shpesh shikojnë oqeanet që të masin aktivitetin. Dokët aktivë në porte do të thotë që importuesit dhe eksportuesit janë të zënë dhe shifrat e tregtisë ka të ngjarë të jenë të mira. Kalatat bosh janë ogurzeza. Në fund të 2011, të dhënat nga portet e mëdha filluan të ndryshonin shpesh, duke nxitur frikën e një ngadalësimi që po afrohet. OECD raporton se eksportet ranë me mbi 4% në tremujorin e dytë të 2012-s në Britani dhe Indi, […]
Kosto e shpëtimit të bankave
Institucionet që menaxhojnë bankat e këqija, rrallë dalin me fitim, por janë ende të dobishme “Do të jetë në gjendje të mirë dhe nuk do të rezultojë me humbje”, premtoi Luis de Guindos, ministri i Financave i Spanjës më 31 gusht, teksa ai bëri publike planet për institucionin që do të menaxhojnë bankat e këqija, i cili do të marrë përsipër pasuritë e paluajtshme me probleme të huadhënësve spanjollë, që janë në telashe. Përvoja ka treguar se angazhime të tilla […]
Kroçiera, turizmi që nuk njeh krizë
Ka kaluar tashmë 6 milionë pasagjerë në Europë dhe prirja rritëse nuk ndalet. Italia është tregu kryesor Kurrë nuk ka pasur kaq shumë pushues në kroçiera në brigjet që lagin Europën, si në 5 vitet e fundit. Totali i pushuesve për vitin 2011 është rreth 6,2 milionë pasagjerë, duke u rritur krahasuar me një vit më parë, 9,2%. Në Itali, pushuesit e regjistruar janë 923 mijë, 15% e tregut europian, me një rritje që i kalon 19%. “European Cruise Commission”, shoqata europiane e këtij sektori, ka shpërndarë të dhënat lidhur me ecurinë e […]
Banka Botërore kthen sytë nga Afrika
Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, zgjodhi Afrikën për udhëtimin e tij të parë zyrtar. Vizita shihet si një hap i parë për forcimin e marrëdhënieve mes Bankës Botërore dhe Afrikës Gjatë vizitës së tij treditore në Afrikë, presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, tha se Afrika është “prioritet kryesor”. Ai tha se është “thellësisht i angazhuar në rritjen e suksesit të Afrikës”. Ky ishte udhëtimi i parë jashtë vendit, që kur u emërua si kreu i Bankës Botërore. […]
Çfarë e bën të suksesshme një CV
CV-ja nuk është një autobiografi, por ka për qëllim të mbështesë kandidaturën tuaj për pozicionin që dëshironi të zini. Shkruani vetëm informacionet kryesore mbi përvojat tuaja profesionale dhe ato që kanë lidhje me këtë pozicion. Ju këshillojmë të mos dërgoni CV më të gjatë se 2 faqe. Radhisni eksperiencat tuaja sipas rendit kronologjik CV-ja duhet të ketë një rend kronologjik: në fillim vendosni të dhënat më të fundit. Këto janë dhe informacionet më të rëndësishme për seleksionuesin. Justifikoni […]
Çokollata, tregu 93 miliardë dollarë
Tregu global i çokollatës pritet të arrijë në 98.3 miliardë dollarë në vitin 2016, duke shënuar një rritje prej 2.7% nga viti i kaluar. Sipas studimeve të tregjeve ndërkombëtare CAGR, tregu aziatik po udhëheq shitjet dhe pas rreth 5 vitesh, pritet të zërë 20% të tregut global të produktit të ëmbël. Në këtë kontinent, aktualisht Japonia kryeson, duke marrë gati 40% të tregtisë së çokollatës. Në tregun amerikan, konsumatori më i madh aktualisht, Shtetet e Bashkuara zënë 86% të tregut, […]
5 kanionet më të bukura në Tokë
Të gdhendura prej miliona vjetësh nga elementët atmosferikë, kanionet janë padyshim një nga mrekullitë më fenomenale të natyrës. Me peizazhe ekstreme dhe pamje të jashtëzakonshme, kanionet gjithherë kanë mrekulluar njerëzimin. Më poshtë kemi renditur pesë kanionet më të bukura në Tokë. Kanioni Antelope Me vendndodhje në Navajo Land, në Arizona, Antelope është kanioni më i vizituar dhe më i fotografuar në SHBA. Emrin e ka marrë nga antilopat me brirë të dhëmbëzuara që dikur shiheshin shpesh në korridoret e kanionit. […]
Ishulli Waiheke: Parajsa e fshehur pranë Polit të Jugut!
Si vendndodhja ashtu edhe topografia unike, e kanë bërë Zelandën e Re një vend bukurish mahnitëse natyrore dhe parajsën e vërtetë për adhuruesit e natyrës. Që nga krijuesit e filmave hollivudianë e deri tek udhëtarët ekologjikë, të gjithë vizitorët mrekullohen me bukurinë e virgjër të kësaj parajse në tokë. Waiheke është ishulli i dytë për nga madhësia në ishujt e Gjirit Hauraki dhe është gjithashtu më i populluari në këtë rajon. Është 19.3 kilometra i gjatë, me një bregdet të […]
Mercedes A Class
Një fytyrë krejtësisht e re Bëjini reset trurit: Mercedes A Class nuk është më një monovolum, por një sportive që do të sfidojë Audi A3 dhe BMW Seria 1. Do të shitet nga muaji shtator, për më pak se 25 mijë euro Zonja dhe zotërinj: përgatituni të fshini nga mendja juaj gjithçka dini mbi A Class. Hiqni nga koka imazhin e asaj që, duke filluar nga viti 1997 e këtej, ka qenë vetura bazë e gamës Mercedes. Pasi ajo që […]
Desktopët e Samsung, tashmë me Windows 8
Windows 8 është sistem i prekshëm operativ, më së miri punon në një ekran të ngjashëm me tablet, i cili është i ndjeshëm në prekje. Kompania Samsung ka prezantuar seritë e reja të saj, Seritë 7 dhe 5 të desktopëve të kompjuterëve me ekran të ndjeshëm në prekje apo touchscreen. Është sikur iMac dhe iPad “të kishin një fëmijë”. Ekranet HD (1920 me 1080 piksel) vijnë në tri madhësi: 21.5, 23.6 inç diagonalisht. Çdo ekran mund të njohë të dhjetë […]
iOS 6 sjell përmirësime për aplikacionet e iPhone 5
Me lançimin e gjeneratës së re të iPhone, Apple gjithashtu ka lajmëruar daljen e sistemit operativ të ri për telefonat celularë, iOS 6. Versioni i ri do të dalë dy ditë para iPhone 5 më 19 shtator. Apple ka hedhur versionin final të iOS 6 për dizenjuesit, iOS 6 Golden Master. iOS 6 vjen me shumë risi në dizajnimin dhe funksionimin e aplikacioneve të mëparshme dhe atyre të reja të Apple. Maps është përmirësuar. Disa nga opsionet e reja që […]
Apple prezanton iPhone 5
Apple ka hapur dyert e Yerba Buena Center në San Francisko për të zbuluar modelin e ri dhe të shumëpritur të iPhone. Njerëzit kanë pritur me muaj për këtë moment, që do të sjellë në treg një version të ri të telefonit aq të pëlqyer. iPhone 5 ka rrjet LTE, procesor A6, ekran të madh, dizajn më të hollë dhe më të ndritshëm, jetëgjatësi më të madhe të baterisë krahasuar me 4S. Deri në tetë orë kohë bisede në 3G, […]
Indeksi i çmimeve të konsumit, gusht 2012
Gjatë muajit gusht të këtij viti, indeksi i çmimeve të konsumit vazhdoi të rritej. Treguesi arriti në 2.8% nga 2.7% që ishte një muaj më parë, sipas të dhënave të Institutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT). Krahasuar me një vit më parë, norma e inflacionit mbetet gjithsesi më e ulët. Në gusht të vitit 2011, indeksi i çmimeve të konsumit ishte 3.1%. Trendi rritës i IÇK-së (në terma vjetorë) vlerësohet të jetë ndikuar nga rritja e çmimeve të disa produkteve ushqimore. […]