Në rrugën drejt BE-së
Shqipëria mori javën e kaluar rekomandimin e Komisionit Evropian, që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Një lajm ky që ishte sa i pritshëm aq dhe domethënës. I pritshëm, për shkak se klasa politike shqiptare si asnjëherë tjetër vitin e fundit bashkoi forcat për të plotësuar kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian. Një arritje kjo gjithëpërfshirëse politike, që tregon se politikanët shqiptarë janë tashmë nxënës të mirë të Brukselit dhe kanë vullnetin e duhur […]
SAP- Një zgjidhje inteligjente për brezat
Edhe pse ne jemi shumë krenarë për atë çfarë kemi arritur deri tani, fokusi ynë kryesor nuk është më e kaluara por e ardhmja. Për SAP dhe klientët e tij, e ardhmja nënkupton krijime të vazhdueshme, risi të përhershme dhe mundësi të pashtershme. SAP Më shumë se 248,500 klientë në 188 shtete të ndryshme. Më shumë se 65,500 punonjës në më shumë se 130 shtete të ndryshme. Një histori inovacioni dhe zhvillimi 40 vjeçare si një lider kryesor në këtë […]
Emërimet e reja
Tatimet do të drejtohen tërësisht nga femrat: në krye të Tiranës, Vilma Rakipi; te VIP-at, Mimoza Kalia Pas emërimit të drejtoreshës së përgjithshme të tatimeve, zj. Brisida Shehaj, të tjera femra vijnë në poste kyçe të tatimeve. Sipas burimeve të konfirmuara nga Financat, drejtoresha e tatimeve të Tiranës është emëruar zj. Vilma Rakipi. Ajo vjen në krye të tatimeve të kryeqytetit, pasi ka një përvojë të gjatë në tatime dhe njihet si një nga ekspertet më të mira të TVSH-së. […]
Drita jeshile e Europës
Për herë të dytë, Shqipëria merr miratimin e Komisionit Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE, por këtë herë, pa kushte. Por, për të hapur pak më shumë “derën” e BE-së do të na duhet edhe pak punë. Në dhjetor pritet të shprehet Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Europës. Në një intervistë për “Monitor”, zëvendësministri i Integrimit, Majlind Lazimi, tregon masat që do të marrë në vijimësi qeveria për këtë proces Shumë shqiptarë besojnë se […]
Raport-progresi për ekonominë: Problem borxhi
Raport-progresi i publikuar nga Komisioni Europian bën një pasqyrë të gjerë të ecurisë së ekonomisë shqiptare. Sipas raportit, rritja ekonomike u ngadalësua në 1.6% në 2012 nga 3.1% një vit më parë. Kufizimet financiare, besimi i ulët mes konsumatorëve dhe rënia e kapacitetit të tepërt prodhues frenuan konsumin privat dhe investimet. Qëndrueshmëria makroekonomike ndihmohet nga një politikë monetare e shëndetshme, që ka qenë e suksesshme në mbajtjen e inflacionit të ulët. Raporti e vë theksin më pas në ecurinë e […]
Fuqia e të qenët i barabartë
Vetëm pak kohë më parë, qeveria miratoi ngritjen e një Task Force që do të ndjekë hap pas hapi “gjurmën” e gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline. Do të jetë kjo strukturë që do të koordinojë edhe punën për hartimin e studimit të detajuar mbi gazifikimin e Shqipërisë, si hallka më e rëndësishme e konkretizimit të projektit në territorin e vendit. Në një intervistë për “Monitor”, drejtori i departamentit të Hidrokarbureve në Ministrinë e Energjetikës dhe Industrisë tregon të gjitha detajet e […]
Mbikëqyrja e sigurimeve, një proces dinamik standardizimi
Kriza e kohëve të fundit ka dhënë një mësim të mirë sa i takon rëndësisë që ka rregullimi financiar dhe sidomos zbatimi me forcë i rregullave dhe standardeve. Për këtë arsye, AMF, me synim forcimin e pavarësisë, propozoi ndryshime edhe për ligjin e organizimit të saj në vitin 2012. Me këtë kuadër ligjor AMF synon të ketë instrumentet dhe hapësirën e nevojshme për të rritur forcën e zbatimit të standardeve. Kjo do të përkthehej në përfitime për tregun financiar dhe […]
Ardhja dhe ikja e Telekom Slovenije d.d
O.Liperi Pas një përvoje të pasuksesshme gati 6-vjeçare, sllovenët vendosin të shesin 100% të aksioneve që zotëronin te Primo Communication. Konkurrenca e ashpër në tregun e shërbimit të internetit dhe rënia e ndjeshme e Primo-s pas vitit 2009 Ka zgjatur më pak se gjashtë vjet “aventura” e telekomit slloven për të depërtuar në tregun shqiptar të telekomunikacioneve. Telekom Slovenije d.d ka shitur të gjitha aksionet që ai zotëronte te shoqëria e telekomunikacioneve Primo Communication në fillim të tetorit, tek AD […]
“Interes për bashkëpunime biznesi me Shqipërinë”
Flet Presidentja kombëtare e AIDDA (Shoqata e Grave Sipërmarrëse dhe Drejtuese të Ndërmarrjeve), Franca Audisio Rangoni Franca Audisio Rangoni, Presidente e Shoqatës së Grave Sipërmarrëse dhe Drejtuese të Ndërmarrjeve në Itali, mbërriti në Shqipëri me dëshirën për të ngritur marrëdhënie bashkëpunimi me shoqatën homologe shqiptare. Presidentja Audisio konfirmon në intervistën e saj për Revistën ‘Monitor’ disponueshmërinë për të inkurajuar eksperienca ndërmjet sipërmarrjeve të të dy vendeve. Znj.Audisio, kur është krijuar AIDDA dhe cili është qëllimi i saj? AIDDA ka vepruar […]
Kriza, më pak cigare më shumë duhan me dredhje
Kriza ekonomike ka rrudhur tregun e cigareve, duke shënuar ndër nivelet më të ulëta të importeve në katër vitet e fundit. Importuesit konfirmojnë se konsumatorët nuk e kanë ulur konsumin, por janë orientuar drejt markave më të lira, kryesisht duhanit “me dredhje” Nga Laura Çela Kriza ekonomike dhe ulja e konsumit po ndikon negativisht edhe në tregun e cigareve. Të dhënat e fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave konfirmojnë rënien e importit të cigareve gjatë gjysmës së parë të […]
FMN: Rritja ekonomike në 2014-n, 4.2%
Rritja ekonomike në Kosovë vitin e ardhshëm pritet të jetë 4.2%. Kështu paralajmëron Fondi Monetar Ndërkombëtar, përmes një raporti të publikuar së fundmi. Ndërkaq, sipas kornizës afatmesme të shpenzimeve 2013-2015, rritja reale ekonomike gjatë kësaj periudhe parashikohet të jetë rreth 5% nëse realizohen projektet e mëdha, Rruga 6, Brezovica dhe termocentrali Kosova e Re. Gjatë vitit të ardhshëm, Kosova do të ketë rritjen më të madhe ekonomike në rajon. Sipas raportit të FMN-së, Kosova në vitin 2014 do të shënojë […]
Serbi/ Situata ekonomike mbetet e brishtë
Një ekip i stafit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), kryesuar nga Zuzana Murgasova, vizitoi Beogradin për të diskutuar zhvillimet e fundit ekonomike dhe axhendën politike të autoriteteve për vitin 2014, si dhe termat afatmesëm. Në fund të vizitës, znj. Murgasova lëshoi deklaratën e mëposhtme: “Situata ekonomike mbetet e brishtë. Një rimëkëmbje modeste prej 1.5 për qind, disi më e ulët se parashikimi tek Perspektiva Ekonomike Botërore Tetor 2013 – pritet këtë vit, mbështetur nga një ‘rigjallërim’ në bujqësi, në prodhimin […]
Qeveria e Bullgarisë po punon për rimëkëmbjen e ekonomisë
Qeveria e Bullgarisë është duke punuar për të mbështetur ekonominë dhe për të reduktuar barrën administrative për biznesin dhe qytetarët, tha ministri bullgar i Financave në takimet vjetore të FMN dhe BB në Uashington. Prioritetet aktuale të qeverisë bullgare janë përgatitja e buxhetit për vitin 2014 dhe prezantimi i masave për të zgjidhur problemet më të ngutshme sociale, tha ministri i Financave, Petar Çobanov, në takimet me drejtorin ekzekutiv të grupit holandez të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Meno Snel, dhe […]
Aftësitë që mund t’i zhvilloni në kurse
Kohët e fundit duket sikur të gjithë i janë futur trajnimeve në fusha të ndryshme, është kthyer gati-gati si në një mani. Kjo ndoshta sepse shumë individë arrijnë që të mësojnë më shumë konceptet e duhura në një ambient studimor sesa në shtëpitë e tyre. Ky proces bëhet edhe më i thjeshtë nga fakti se gjatë një trajnimi kemi më shumë burime në dispozicion, për shembull një ekspert të fushës që shpjegon dhe kolegët që na rrethojnë, të cilët ndihmojnë […]
Fushë veprimi maksimale për tregun, ndërhyrje minimale e shtetit
“Shteti apo tregu?” është botimi më i fundit i ekonomistit Adrian Civici, njëkohësisht dhe president i Universitetit Europian të Tiranës. Autori përpiqet të analizojë dilemën e zhvillimit ekonomik, të sjellë evolucionin, debatet dhe problematikën e tyre ndërkombëtare, rajonale e kombëtare, tematikën e politikave të zhvillimit, eksperiencat pozitive e negative, rrugët dhe metodat më eficiente për sukses ekonomik. Në një intervistë për “Monitor”, prof. Adrian Civici flet lidhur me risitë e “Shtetit apo tregut”. Cilat janë mesazhet kryesore të tij, duke […]
Vizioni i një biznesi
Nga Nini MANO Nuk është i thjeshtë një pushim fundjave, që i drejton qindra shqiptarë dhjetëra kilometra larg Tiranës. Se veç çlodhjes në natyrë, larg të çon sot dhe kërkimi për të provuar shije të veçanta në restorante e bujtina të ndryshme nga Veriu deri në Jug të vendit. Dhe si asgjë që nuk ndodh rastësisht, të mjafton një emër prej nga nisjet e fundjavave vrapojnë drejt Mjedës për te Mrizi i Zanave për të shijuar ushqimet BIO, në Dardhën […]
Draghi vepron fort mbi bankat europiane, teksa ECB studion balancat
Banka Qendrore Europiane (ECB) po vlerëson se sa e “vështirë” dëshiron të bëhet kundrejt huadhënësve të rajonit. Politikëbërësit në ECB me bazë në Frankfurt do të përpiqen të bien dakord mbi rregullat bazë të hetimit të tyre të trefishtë ndaj ecurisë së 130 bankave që ECB do të fillojë të mbikëqyrë gjatë vitit të ardhshëm. Procesi do të testojë me anë të testeve të stresit bilancet për ekspozim ndaj borxhit kombëtar, si dhe do të nxisë institucionet që të pranojnë […]
Bindësit e fshehur
Proteksionizmi mund të marrë shumë forma, jo të gjitha prej tyre janë të dukshme Verën e kaluar, Fred Hochberg, kreu i bankës së eksport-importit të mbështetur nga qeveria amerikane, u bashkua me shefin e “Westinghouse” në një udhëtim për nxitjen e shitjeve në Republikën Çeke. Një zyrtar çek, kujton ai, i tha atij se ata as nuk do ta konsideronin ofertën e “Westinghouse” për të zgjeruar centralin bërthamor, pa financa nga banka e tij. Kompania e energjisë bërthamore shtetërore të […]
“Gardhi” i botës
Marshimi përpara i globalizimit ka mbetur në vend që nga kriza financiare, duke i hapur rrugën një modeli më të kushtëzuar, intervencionist dhe nacionalist. The Economist shqyrton pasojat. Pesë vjet më parë, Xhorxh Bush mblodhi udhëheqësit e vendeve më të mëdha të pasura dhe në zhvillim në Uashington për takimin e parë të G20-s. Përballë krizës më të rëndë financiare që nga Depresioni i Madh, udhëheqësit premtuan të mos përsërisin izolimin ekonomik (politikë mospërfshirjeje në çështjet e vendeve të tjera) […]
Revolucioni i Bankës Botërore, synon varfëri zero në 2030-n
Banka Botërore po përgatitet për riorganizimin e saj të parë në 20 vite të ideuar nga presidenti i ri Jim Yong Kim. Ignazio Visco, guvernator i Bankës së Italisë, mbështet reformën dhe në mbyllje të Komitetit për Zhvillim deklaroi: “Është hapi i parë për të arritur një objektiv të dyfishtë, fundin e varfërisë ekstreme dhe promovimin e një prosperiteti të përbashkët”. Si gjithmonë, para se të largohej nga Uashingtoni, guvernatori adreson problemet që hasen në jug të globit, ku një […]
Britani, pallatet e mbretëreshës po rrënohen, nuk ka fonde për restaurim
Kur bie shi në kryeqytetin britanik, punonjësit e Madhërisë së Saj nxjerrin enët për të mbledhur pikat që bien nga tavanet, për të shpëtuar tapiceritë e çmuara, pikturat, mobiliet antike, përveç anëtarët e nderuar të familjes mbretërore. Ky është vetëm një shembull për të ilustruar gjendjen në të cilën është Buckingham Palace dhe kështjella e Windsor, sipas një raporti të prezantuar nga Ministria e Financave në Parlamentin e Westminster. Rezulton se pallatet e familjes mbretërore po bëhen copash, më shumë […]
Paralajmërimet e fituesit të çmimit “Nobel” për “flluskën” e tregut të shtëpive
Një prej tre ekonomistëve amerikanë që fitoi çmimin “Nobel” për 2013-n për kërkime në çmimet e tregut dhe në flluskat e aseteve ka shprehur alarmin për një rritje të shpejtë në çmimet globale të shtëpive. Robert Shiller, i cili ndau çmimin prej 8 milionë koronash suedeze (781.000 £) me shokët laureantë Eugene Fama dhe Lars Peter Hansen, tha se stimujt ekonomikë të Rezervës Federale të SHBA-së dhe spekulimet në rritje të tregut ishin duke krijuar një bum të “flluskave” të […]
Marketingu i së ardhmes, “përhapja e fjalës”
Për të shkuar te konsumatori, agjencitë do të duhet të shfrytëzojnë gjithnjë e më shumë fushata promocionale të personalizuara. Shembujt në botën e industrisë së ushqimit nuk mjaftojnë. Madje, disa kanë mbërritur edhe në Shqipëri. Në epokën e rrjeteve sociale të Web 2.0, të “gumëzhitjes” e të marketingut virtual, ka nga ata që mendojnë se “fjala e gojës” është ende një mjet efikas promocioni. Le të sjellim shembullin e agjencisë “The Insiders”, emri i së cilës na kujton titullin e […]
Hyrje daljet e shqiptarëve dhe të huajve, Tremujori II, 2013-10-14
Hyrjet e vizitorëve në Shqipëri në tremujorin e dytë 2013 janë rritur 11.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëhet e ditur në Buletin Statistikor për periudhën prill-qershor të INSTAT. Nga toka hyrjet e të huajve zënë 70.5 për qind të ndjekur nga hyrjet nga ajri dhe deti respektivisht me 23.5 dhe 0.5 për qind. Daljet e shtetasve shqiptarë në tremujorin e dytë 2013 janë rritur 23.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të […]