Strati: Sektori i ndërtimit, më i prekuri nga sekuestrot
Gentian Strati i Strati Bailiff’s Service, pohon se duhen bërë ende ndryshime që përmbaruesi të kryejë funksionin e tij publik në mënyrë të plotë, duke i shërbyer plotësisht qëllimit final që është ekzekutimi i titujve ekzekutivë. Çdo sfidë tjetër vjen si pasojë e këtyre mungesave në ligj. Në një intervistë për ‘Monitor’, Strati tregon se më të ekspozuar ndaj sekuestrove janë më së shumti ato shoqëri që varen nga pagesat nga të tretët dhe kryesisht nga shteti. Gjithsesi, gjatë procedurave […]
Ekonomia në sekuestro
Ekonomia është përfshirë në një cikël masiv sekuestrosh. Në njërën anë, zyrat përmbarimore kanë vërshuar me kërkesat në QKR për bllokimin e aksioneve të kompanive të mëdha se kanë borxhe ndaj të tretëve. Qeveria, nga ana tjetër, ka nisur një aksion masiv sekuestrosh në kuadër të antiinformalitetit, duke e çuar ekonominë në ngërç. Si shmanget sekuestroja dhe cilat mallra nuk mund të konfiskohen. Si mund të riblihet sekuestro dhe procedurat për shpalljen e pambledhshme të tatimeve Nga Blerina Hoxha Përpos […]
Yzo: Dyndje te përmbarimi, bankat dhe të larguarit nga puna
Flet Gelas Yzo, nga shoqëria përmbarimore EPSA, shpjegon në një intervistë se, mbledhja e borxheve me forcë bëhet më së shumti për llogari të bankave dhe të larguarve nga puna, për OSHEE dhe ndërmarrjet e ujit Me çfarë sfidash përballet sektori i përmbarimit aktualisht? Shërbimi Përmbarimor Privat është një funksion i pavarur, pra funksionon mbi bazën e organizimit privat të subjekteve të licencuara nga ministri i Drejtësisë, por ka karakter publik. Karakteri publik nënkupton që shteti delegon autoritetin […]
Çmimet e naftës në rënie, pasojë e shqetësimeve ekonomike
Tregjet e naftës ishin të dobëta të premten, teksa shenjat e reja se OPEC do të vazhdojë të vlerësojë pjesën e tregut mbi çmimet mbizotëruan pritshmëritë e rritjes, kur Shtetet e Bashkuara mbajtën normat e interesit në nivele të ulëta historike. Kontratat e së ardhmes për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u tregtuan në 46.28 dollarë për fuçi, 62 cent më poshtë nga pagesa e tyre e fundit. Çmimet e naftës së papërpunuar europiane, Brent, ishin në 48.70 dollarë për […]
Tregu ‘asimilon’ kulturën rekord të grurit
Pavarësisht rritjes në kontratat e së ardhmes së grurit në CBOT (Bursën e Çikagos) pas publikimit të Raportit të shtatorit të USDA, raporti ishte në të vërtetë mjaft pesimist për grurin. Vlerësimet për prodhimin global u rritën me 5.06 milionë tonë. Më shumë se një rënie e madhe vjetore në prodhimin e grurit në BE, parashikimet aktuale variojnë brenda rekordit prej 2.3 milionë tonësh të vitit të kaluar. Kjo nxit prodhimin global deri 6.37 milionë tonë nga viti në vit. […]
Brezovica, kontrata nis zbatimin në tetor
Parashikohet që në muajin e ardhshëm të fuqizohet kontrata e nënshkruar ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe konsorciumit “MDP Consulting – Compagnie des Alpes” për Brezovicën. Qeveria në mbështetje me USAID-in, është në proces të përfundimit të detyrimeve që dalin nga kontrata, në anën tjetër edhe investitori në takimet e fundit ka deklaruar së është duke punuar sipas planit në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga kontrata për partnerin, shkruan ‘Kosova Press’. Qeveria më 14 prill të këtij viti pati nënshkruar […]
Maqedoni: Gruevski njofton për më shumë investime
Ekonomia, investimet dhe vendet e reja të punës janë sfida e dytë e madhe e qeverisë së bashku me anëtarësimin në BE dhe NATO, u shpreh Kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin e tij me rastin e Ditës së Pavarësisë. Gruevski njoftoi se bisedimet me katër kompani të mëdha janë duke përfunduar dhe shumë të tjera janë të gatshme të nisin punën. Bisedimet e udhëhequra nga ekipi ekonomik qeveritar janë mbajtur në mënyrë të vazhdueshme dhe janë në zhvillim e sipër, […]
Qeveria shton shpenzimet, të ardhurat u rritën me 9.2%
Ministria e Financave ka publikuar raportin për performancën e të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore për periudhën janar – gusht të këtij viti, ku thuhet se të ardhurat e përgjithshme buxhetore janë rritur për 8.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të shtyra kryesisht nga ato tatimore. Sipas Ministrisë së Financave, raporti për performancën e të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore përmban një analizë të shkurtër mbi trendet kryesore në të ardhurat dhe shpenzimet buxhetore përgjatë periudhës janar-gusht të […]
Armani’ po mendon të hapë një fabrikë në Bullgari
Një nga shtëpitë kryesore të modës italiane, ‘Armani’, po mendon të hapë një fabrikë veshjesh për meshkuj në Bullgari. Kjo u bë e qartë në takimin mes drejtoreshës ekzekutive të Agjencisë për Promovimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme bullgare, Marieta Zaharieva, dhe përfaqësuesve të kompanisë në Milano. Takimi u mbajt gjatë forumit të biznesit organizuar në kuadër të ‘Ditëve Bullgare në Expo 2015’, i cili është duke u zhvilluar në qytetin italian, bën të ditur gazeta e përditshme […]
Noteri, si një “one stop shop”
Biznesi tashmë mund të regjistrohet online edhe te noteri për të reduktuar radhët e gjata dhe për të kursyer kohë. Në rast se ka mungesë informacioni tek adresa, atëherë do të përdoren edhe të dhënat kadastrale të godinës. Për shtetasit e huaj regjistrimi pranë noterit nuk është i mundur. Nga ana tjetër, është bërë e mundur që përveç sporteleve të përhershme të QKR-së, bizneset (personat fizikë) mund të regjistrohen edhe pranë sporteleve të zyrave tatimore qendrore (siç është rasti i […]
Me rregulla të reja
Turizmi tashmë ka një ligj të ri. Javën e kaluar, Kuvendi i dha OK-in një prej ligjeve të rëndësishme që synon disiplinimin e një industrie që kontribuon direkt në Prodhimin Brendshëm Bruto me rreth 5%. Me botimin në Fletoren Zyrtare, ligji do të hyjë në fuqi e më pas brenda një periudhe 6-mujore duhet të përgatiten aktet nënligjore Nga Elona Bedalli Për të miratuar ligjin e turizmit, herën e parë, Kuvendit iu desh të “nxitonte” për shkak të fillimit të […]
Tatimi dhe biznesi i vogël
Që ekonomia të zhvillohet, është me shumë interes që të bëhen ligje dhe të detyrohen bizneset që t’i përmbushin kërkesat e tyre. Por, nga ana tjetër, ligjvënësit duhet të informohen rreth ndryshimeve të shpejta të praktikave të biznesit që ligji të modernizohet, duke ndjekur atë çfarë bën biznesi; pra, më saktë se sa t’i tregohet biznesit çfarë duhet të bëjë. Problemi i të rreshtuarit të përmbushjes së kërkesave të legjislacionit tatimor krah për krah me moralin e tatimpaguesve bëhet, veçanërisht, […]
Porto Romano, revolucioni i grosistëve të naftës
Grosistët e naftës pritet të forcojnë edhe më tej pozitat në treg pas marrjes me koncesion të Porto Romanos. Investimet 14 milionë USD, nga kompania e përzgjedhur “Multy Buoy Mooring USD” që do të rrisin kapacitetet përpunuese me rreth 30%, synojnë plotësimin e nevojave të tregut të Kosovës për naftë. Si ndahet tregu i porteve të karburanteve dhe tendencat për të forcuar më tej monopolet Pozita gjeografike e Shqipërisë më së shumti është e lakmueshme për shkak të […]
“Dorëzohen” edhe bizneset optimiste
Radhës së bizneseve pesimiste i shtohet një prej eksportuesve më të mëdhenj të mineraleve, Beralb. Qeverisë shqiptare do t’i duhet të rrisë përpjekjet për të siguruar të ardhurat e pritshme në muajt e mbetur të vitit, por edhe të shtojë përkujdesjen për qindra minatorë të papunë Nga Albana MUÇAJ Nëse kishte një shenjë optimizmi mes kompanive të mëdha në fillim të vitit ishte ajo e eksportuesve të mineralit të kromit dhe bakrit. Edhe pse çmimi ishte ulur në […]
Eksodi
Europa duhet të mirëpresë më shumë refugjatë dhe emigrantë ekonomikë – për hir të botës dhe vetes Për një kohë të gjatë, Europa i ka mbyllur sytë ndaj luftës së çmendur dhe të përgjakshme civile të Sirisë dhe u përpoq t’u shmangej vuajtjeve. Papritmas portat e kontinentit u hapën nga dy forca politike, shkruan The Economist. Njëra është ndërgjegjja e zgjuar me vonesë nga imazhi i një fëmije sirian të mbytur në një plazh turk. Tjetra është guximi politik […]
Votuesit grekë: Jeta nën kontrollet e kapitalit
Një shoqëri moderne mund të funksionojë edhe pa rehatinë dhe komoditetet ‘familjare’ Më 20 shtator, grekët votuan edhe një herë, pasi së fundmi zgjodhën një qeveri të re në janar dhe votuan gjithashtu në një referendum në muajin korrik. Viti është shënjuar nga kriza ekonomike edhe më e rënduar se sa në vitet e mëparshme, duke kulmar në imponimin e kufijve për tërheqjen e cash-it nga bankat. Rrethanat nuk kanë gjasa të përmirësohen, pavarësisht nga rezultati i sondazhit. Por […]
Të ngacmosh plagët
Një histori e shkurtër e rritjeve të normës. Fed përballet me disa modele shqetësuese Ekonomistët dhe investitorët nuk janë të shqetësuar vetëm se kur do të fillojë rritjen e normave Rezerva Federale. Po aq e rëndësishme është shkalla dhe kohëzgjatja e shtrëngimit të ciklit – sa do t’i duhet Fed të shtrëngojë politikën dhe se sa kohë do t’i duhet për ta bërë këtë. Ka pasur 12 cikle shtrënguese amerikane që nga viti 1955 dhe ato kanë zgjatur vetëm […]
Bilanci i energjisë elektrike – Gjashtëmujori I – 2015
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2015 prodhimi neto vendas I energjisë elektrike, është 3.750 GWh nga 2.353 GWh të prodhuar në 2014 duke pësuar një rritje prej 59,4 përqind. Rritja e prodhimit të energjisë elektrike në gjashtëmujorin e parë 2015 ka ndikuar në rënien e importeve me 54 përqind dhe rritjen e eksporteve me mbi 6 herë (621 përqind), krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2014. Gjatë këtij gjashtëmujori, vendi rezulton të jetë eksportues neto i energjisë elektrike […]
Financat: Eurobondi i ri do të emetohet deri në mes të tetorit
Edhe në rast se nuk arrihet kjo, pagesa e maturimit është siguruar tashmë prej kredisë 250 milionë euro të Deutsche Bank dhe pjesa e mbetur prej 50 milionë eurosh mund të merret në tregun e brendshëm… Teksa eurobondi 5-vjeçar prej 300 milionë eurosh maturohet në fillim të nëntorit të këtij viti, financat kanë ende në plan që të arrijnë të emetojnë eurobondin e ri përpara këtij afati. Zv.ministri i Financave, Erion Luçi, ka pohuar për ‘Monitor’ se “plani vazhdon […]
Sejko: Investimet private të orientohen drejt sektorëve të rinj në ekonomi
“Niveli i lartë i kredive me probleme nuk ka cenuar qëndrueshmërinë e sektorit bankar. Treguesit e likuiditetit dhe të kapitalizimit mbeten në nivele të mira, ndërkohë që edhe performanca financiare ka qenë pozitive dhe në përmirësim”, ka pohuar guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, në tryezën e diskutimit të Bankës së Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare me sistemin bankar “Ekonomia dhe bankat, sfidat e tashme dhe të ardhme”. “Por, përqindja e lartë e kredive me probleme ka ndikuar në perceptimin […]
Më pak para për ushqime
Niveli i shpenzimeve mesatare të një familje, pavarësisht luhatjeve, është ai i vitit 2007. Rritja e kostove të arsimit, shëndetësisë e lëndëve djegëse, ka rënduar mbi shpenzimet e konsumit të përditshëm. Popullsia që pritet të ulet vitet e ardhshme, shpenzon mesatarisht 44% të buxhetit për ushqime e pije joalkoolike Pesha e lartë që produktet e konsumit “ushqime e pije joalkoolike” kanë zënë ndër vite në shportën e familjes shqiptare, është një tregues kokëfortë, se shqiptarët vazhdojnë të shpenzojnë një […]
Testi i stresit mbi ekonominë shqiptare
Testet e stresit, në gjuhën mjekësore, masin aftësinë e zemrës për të reaguar ndaj stresit të jashtëm në një mjedis klinik të kontrolluar. Reagimi ndaj stresit nxitet përmes ushqimeve apo përdorimit të ilaçeve. Përmes rezultateve të tij, doktori përpiqet që të gjejë kurën e duhur për pacientin. Testet e stresit përdoren dhe në sistemin bankar, duke matur aftësinë e sistemit financiar për të përballuar një krizë ekonomike, përballë disa skenarësh, si rritja e papunësisë, rënia e prodhimit të brendshëm bruto, […]
Gjermania, hua 25 mln euro për ngrohje dhe infrastrukturë
Arrihet marrëveshje prej 25 milionë eurosh mes Gjermanisë dhe Kosovës. Kjo marrëveshje, e cila u nënshkrua nga ministri i Financave, Avdullah Hoti, dhe Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, për synim ka përmirësimin e kushteve të jetesës për kosovarët. 12 prej 25 milionë eurove janë kredi, të cilat do të shfrytëzohen për të përmirësuar rrjetin përçues, kurse, 13 milionë do të shfrytëzohen për përmirësimin e sistemit të ngrohjes Termokos dhe trajtimin e ujërave të zeza në komunën e Prizrenit, […]