Si të ruhesh nga “boshatisja” e llogarisë, si rrjedhojë e blerjeve të pasigurta në internet!
Pasiguria përbën një ndër pesë problematikat kryesore me të cilën përballen ata që kryejnë transaksione në internet; blerje, shitje apo pagesa të ndryshme faturash e regjistrimesh.
Në jo pak raste, një blerje online, në një shitës të pasigurt, ka rezultuar me blerje të tjera të paautorizuara dhe me pakësimin e fondeve në llogarinë bankare, duke sjellë me vete një odise kontestimesh deri në evidentimin e problematikës. Fatkeqësisht, në këtë proces të humbur, janë përdoruesit e kartave.
Përballë këtij fenomeni që po njeh rritje gjithnjë e më shumë në të gjithë botën, zgjidhja më e përshtatshme ka rezultuar vendosja e mekanizmave të reja të sigurisë, që certifikojnë blerësin, shitësin dhe urën e transferimit të parave. E ky mekanizëm i ri është sistemi i sigurisë 3D SECURE. Në thelb, 3D SECURE është një proces autentifikimi, që synon të reduktojë mashtrimet e abuzimet, të rrisë sigurinë e mbajtësve të kartave bankare si dhe të reduktojë barrën e atyre që shesin apo blejnë online shërbime e produkte.
Ky proces i ri sigurie është një hap shtesë në procesin e pagesës me kartë, ku klientit i shfaqet në ekranin e kompjuterit apo celularit një dritare e re, që i kërkon të vërtetojë se është ai që po e bën me vullnet transaksionin financiar përmes një kodi sigurie njëpërdorimësh dhe që i vjen me SMS. Në këtë mënyrë, askush përveç përdoruesit të kartës, nuk mund të autorizojë një blerje.
Kjo risi tashmë është sjellë në Shqipëri FALAS nga CREDINS Bank për klientët e saj.
Çfarë duhet pasur parasysh?
Ajo që duhet të bëjë përdoruesi i kartës CREDINS është që të ketë të dhëna të sakta në bankë për numrin e telefonit dhe email-it.
Shërbimi i Sigurisë 3D “Verified by VISA” nga VISA dhe “SecureCode” nga Mastercard që ofrohet nga CREDINS, ju ofron më tepër siguri gjatë blerjeve në internet, duke parandaluar përdorimin e paautorizuar të kartës suaj.
Karta juaj është e regjistruar paraprakisht nga banka në shërbimin e sigurisë 3D dhe nuk është e nevojshme që ju të plotësoni formular apo të paraqiteni në degët e bankës.
Si funksionon sistemi që mbron paratë tuaja?
Kur ju të përdorni kartën tuaj në internet, në tregtarë pjesëmarrës, pasi të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe të plotësoni të dhënat e kartës suaj, do të shfaqet faqja e sigurt e Credins Bank. Ndërkohë në telefonin tuaj, në numrin që keni në bankë, do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D, me një përdorim të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar.
Verifikoni numrin e telefonit që keni regjistruar në bankë. Kodi sigurisë me një përdorim do të dërgohet te ky numër.
Njohja e tregtarit 3D Secure
Për të kuptuar nëse tregtari ku ju po kryeni blerjen e ofron shërbimin e sigurisë 3D, ju duhet të kontrolloni në faqen e tregtarit për logot Verified by VISA ose SecureCode. Nëse logot ekzistojnë, tregtari ku ju po kryeni blerjen ofron shërbimin e sigurisë 3D, nëse nuk ekzistojnë, atëherë kjo faqe mund të mos jetë e besueshme.
Gjithashtu, tregtarët që e ofrojnë këtë shërbim mund të identifikohen edhe gjatë blerjes. Pasi të vendosni në faqen e tregtarit, nëse nuk ekzistojnë, atëherë kjo faqe mund të mos jetë e besueshme, të dhënat e kartës, do t’ju shfaqet një faqe tjetër, për të kryer fillimisht regjistrimin dhe më pas, të vendosni kodin njëpërdorimësh.
Kryerja e blerjes në internet
Gjatë blerjes te tregtari 3D Secure, pasi të përfundoni përzgjedhjen e mallrave apo shërbimeve te tregtari në internet, do të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe do të plotësoni të dhënat e kartës suaj. Pasi të zgjidhni “Paguaj”, do të shfaqet një faqe tjetër. Ndërkohë në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D, të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar.
3 hapat që duhet të ndiqni:
1. Zgjidhni mënyrën e pagesës me kartë dhe plotësoni të dhënat e kartës suaj.
2. Zgjidh “Paguaj” dhe më pas shfaqet një faqe tjetër.
3. Në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i ri i sigurisë 3D, të cilin e vendosni saktë në kutinë e kërkuar.
Transaksioni konfirmohet me sukses
Nëse SMS mbërrin në celularin tuaj, ju lutemi kontrolloni nëse detajet e transaksionit, veçanërisht shuma, numri i kartës dhe emri i tregtarit, janë të njëjta me detajet e dërguara në SMS. Nëse po, plotësoni kodin e sigurisë 3D që keni marrë me SMS në fushën e kërkuar dhe shtypni “Vazhdo”.