Auditimi tek AZHBR, KLSH: Të përmirësohen normativat teknike tek skemat mbështetëse

30/01/2020 11:04 AM 0 komente

Skemat mbështetëse në bujqësi që zbatohen nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural duhet të shihen me kujdes sa i takon normativave teknike si dhe çmimeve të punimeve të ndërtimit që shërbejnë si referencë në vlerësimin e projekteve  fitues. Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit nënvizon se  ka vend për përmirësim në disa aspekte duke krijuar manual që shërbejnë për disa vite dhe orientojnë përdorimin e fondeve në mënyrë më eficente.

Kështu KLSH ka rekomanduar që Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, në mbështetje të ligjit nr.9817 datë 22.10.2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural” dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Financës dhe Ekonomisë, gjatë hartimit dhe miratimin e akteve normative ligjore dhe nënligjore, për skemat e masave mbështetëse kombëtare që realizohen nëpërmjet investimeve ndërtimore, të vendosë kritere specifike dhe dokumentacion të unifikuar dhe të standardizuar, të cilat nuk duhet të ndryshojnë nga viti në vitin buxhetor të radhës.

“Me qëllim për mirëpërdorimin e fondeve publike në përputhje me parimet e ekonomicitetit, efektivitetit dhe efiçiençës, hartimi i preventiveve dhe llogaritja e vlerës së financimit të behet sipas manualeve teknike me çmimeve të punimeve të ndërtimit të miratuara me VKM. Për ato zëra dhe çmime që nuk përfshihen në këto manuale të hartohen analizat teknike të të çmimeve mbështetur ne normativat teknike dhe në çmimet tregut” thuhet në raportin e KLSH.

Një tjetër element që nënvizon Kontrolli i Lartë i Shtetit është ai për plotësimin e vendeve vakante dhe ndryshimi i shpeshtë i stafit. KLSH ka rekomanduar që të bëhet plotësimi i tyre dhe specifikuar edhe profilet që duhet të kenë këta punonjës.  Kështu nga auditimi i organikës së AZHBR-së, u konstatua se struktura organike e këtij institucioni ka ndryshuar dy herë për një periudhë një-vjeçare, e cila korrespondon me periudhën në auditim 2017-2018, konkretisht sipas Urdhrit nr. 190, date 06.11.2017 “ Miratimi i Strukturës dhe Organikës se Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ( Agjencia e Pagesave), numri i punonjësve ndryshoi nga 123 ne 133 dhe sipas Urdhrit të Kryeministrit nr. 140, datë 17.09.2018 “ Miratimi i Strukturës dhe Organikës së Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural” duke ndryshuar nga 133 në 169 punonjës . Gjendja faktike numri i punonjësve është 129, pra ka një mungesë prej 40 punonjësish.

“AZHBR ti kërkojë DAP, për të filluar procedurat e rekrutimit për plotësimin e menjëhershme të vendeve vakante, veçanërisht të specialistëve të fushës së inxhinierisë së ndërtimit, mekanike dhe elektrike, me qëllim përdorimin sa më eficient të burimeve njerëzore në plotësimin e vizionit të këtij Institucioni që është fokusimi në zhvillimin e një Bujqësie të qëndrueshme dhe diversifikimin e ekonomisë Rurale, nëpërmjet granteve që përftohen nga Buxheti i Shtetit, Bashkimi Evropian, Banka Botërore dhe Qeveria Suedeze” nënvizon KLSH.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of