Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri me dije se përfundoi përpara afatit të njoftuar ndërhyrja në segmentin Mbikalimi i Shkozetit – Sukth. “Aktualisht, prej ores 16:00, i gjithe aksi Tirane-Durres dhe Durres-Tirane eshte i hapur per qarkullimin e mjeteve. Diten e neserme, ora 05:30 do te vazhdoje puna me nderhyrjen ne segmentin Sukth – Maminas dhe do devijohet trafiku ne rrugen dytesore. Ne varesi te kushteve atmosferike, parashikohet qe ky segment te perfundoje ne oren 24:00 te dites se neserme” thuhet në njoftimin e ARRSH.
Ndërhyrjet në autostradë nisën gati dy javë më parë dhe parashikohet që të mbyllen brenda këtij muaji sipas deklaratave të bëra në ditën e parë të nisjes së punimeve. Ndërhyrjet po kryhen nga ana e kompanisë që ka fituar të drejtën sipas kontratës së mirëmbatjes me Bankën Botërore, një projekt ky që përfshin në total katër kontrata.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.