Banka e Anglisë ka paralajmëruar se ndikimi i pandemisë së koronavirusit do të bëjë që ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar të zhytet në një recesion të thellë.
Banka thotë se Prodhimi i Brendshëm Bruto do të tkurret me 14 për qind në vitin 2020, ndësa me papunësi 8 për qind. Ekonomia mund të marri një kthesë të fortë në vitin e ardhshëm, me PBB-në e vendosur të rritet me 15 për qind.
Banka la normat e interesit në Mbretërinë e Bashkuar të pandryshuara në 0,1 për qind. Gjithashtu ajo vendosi të mos i rrisë përpjekjet e saj stimuluese dhe do të mbajë planin e saj aktual stimulues prej 200 miliardë paund./CNN