Rezultati i dobët i aktivitetit ekonomik në tremujorin e dytë të vitit ka ndryshuar pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë mbi objektivitin e rritjes ekonomike të këtij viti, prej 2.1 %. Vlerësimet e reja të sugjerojnë se rritja ekonomike e këtij viti do të jetë lehtësisht mbi nivelin e regjistruar një vit më parë dhe më të ulta se objektivi. Në gjashtëmujorin e parë të vitit ekonomia është rritur me 0.5 për qind, ndërsa në fund të vitit 2013 ekonomia shënoi një rritje vetëm 0.4%. Në gjykimin e Bankës së Shqipërisë, kushtet monetare stimuluese, reduktimi i primeve të rrezikut, rritja e besimit të agjentëve ekonomikë dhe përmirësimi i ekonomisë botërore, pritet të mbështetin një rritje më të shpejtë gjatë tremujorëve në vijim. Gjithsesi, rreziqet që shoqërojnë këtë skenar mbeten në kahun rënës. Pasiguritë në lidhje me zgjedhjet që nisën që në zgjedhjet elektorale të vitit 2013 priten të veniten, si dhe priten hyrje të kapitalit të huaj nga institucionet financiare ndërkombëtare të cilat do të kanalizohen kryesisht në pagesat e borxheve të qeverisë ndaj sektorit privat.
Eksportet
Eksporti neto i mallrave dhe shërbimeve parashikohet të vazhdojë përmirësimin e bilancit të tij neto gjatë periudhës afatmesme. Ështëparashikuar që për vitin 2014 deficiti i mallrave dhe shërbimeve të përmirësohet me 12.2% në terma realeal, duke kontribuar me 2.0 pikë përqindje në rritjen e PBB-së së parashikuar prej 2.1% për vitin 2014. Përmirësimi i balancës parashikohet të vijojë edhe në vitin 2015 me rreth 5.8% dhe me 2.0 % në vitin 2016, duke kontribuar përkatësisht me 0.8 pikë përqindje dhe 0.3 pp në rritjen ekonomike për këto dy vite. Përmirësimi i eksporteve neto parashikohet të vijë nga një rritje të qëndrueshme të eksporteve të mallrave dhe shërbimeve , por edhe nga ulja e importeve të mallrave dhe zëvendësimi i tyre me ato të prodhuara në vend. Hendekut i prodhimit pritet që gradualisht të fillojë mbyllet duke nisur që nga viti 2015 dhe duke vazhduar në vitet e ardhshme. Rritja pritet të ketë një bazë më të gjerë, pasi pritet që besimi 5.8% me një kontribut prej 1.0 pikë përqindjeje në rritjen reale ekonomike
Rritja sipas degëve
Prodhimi bujqësor, duke supozuar kushte normale klimaterike, është projektuar të rritet çdo vit me mesatarisht rreth 4.4% për periudhën e ardhshme 2014-2017, me një kontribut mesatar në rritjen e PBB- së me rreth 0.9 pp në vit. Prodhimi industrial, duke përfshirë industrinë nxjerrëse dhe atë të prodhimit, parashikohet të rritet mesatarisht me 6.1% në vit për periudhën afatmesme 2014 – 2017, duke kontribuar mesatarisht me 0.7 pikë përqindje në vit në rritjen e parashikuar të PBB-së për çdo vit. Ndërtimi, për vitin 2014 parashikohet të vijojë me një rënie, ndonëse më e moderuar se vitet e shkuara, ndërsa parashikohet të kthehet në norma pozitive të rritjes për vitet 2015, 2016 dhe 2017. Mesatarisht ndërtimi parashikohet të rritet në terma reale me 1.5% gjatë vitit 2014-2017, duke kontribuar pozitivisht në rritjen e përgjithshme të aktivitetit ekonomik me një mesatare prej 0.1 pp në vit. Shërbimet janë parashikuar të rriten mesatarisht me 2.7% në vit gjatë periudhës afatmesme 2014-2017, duke kontribuar mesatarisht me 1.4 pp në vit në rritjen e përgjithshme ekonomike. Kontributi kryesor pritet të vijë nga shërbimet e tjera. Tregti, otele dhe restorante gjithashtu priten të kenë një kontribut në rritje gjatë gjithë horizontit kohor të ardhshëm. Bazuar në parashikimet e mësipërme të kërkesës dhe ofertës agregate, skenari bazë i paraqitur parashikon një rritje reale të PBB-së prej 3.0% në vitin 2015, 4.0% në vitin 2016 dhe 4.5”% në vitin 2017.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.