Ben Bernanke prezantoi një parashikim pesimist për perspektivën ekonomike të SHBA-ve por kreu i Rezervave Federale (Fed) nuk dha shenja për masa lehtësuese monetare në raportimin e tij përpara Kongresit, ditën e martë.
“Ekonomia e SHBA-ve ka vijuar rimëkëmbjen, por veprimtaria ekonomike duket e ngadalësuar disi gjatë gjysmës së parë të këtij viti,” tha Z. Bernanke. Ai tha se rënia 8.2% në normën e papunësisë “duket tepër e ngadaltë”. Ky raportim mund të zhgënjejë tregjet të cilat janë në vigjilencë për masa të tjera lehtësuese nga ana e Rezervave Federale – pasi Z. Bernanke nuk shkoi përtej deklaratës së fundit të Fed-it se institucioni “është i përgatitur të ndërmarrë masa të tjera nëse do të jetë e nevojshme për të nxitur një rimëkëmbje ekonomike më të fortë”.
Z. Bernanke raportoi përpara Komitetit Bankar të Senatit dhe Komitetit të Shërbimeve Financiare të Shtëpisë së Bardhë, ditën e martë. Përveç politikave monetare, ai pritet të pyetet edhe lidhur me skandalin e manipulimit të normave të Libori-t.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.