Kosova vijon të shënojë një numër të lartë të rasteve ditore me koronavirus.
207 raste pozitive janë konfirmuar në raportin e të enjtes, nga 401 mostra të testuara në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR. Në 24 orët e fundit tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 27 raste, komuna Prizren 22 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Skenderaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kllokot 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Dragash, Kaçanik, Ferizaj, Graçanicë, Malishevë dhe Shtime”.
32 persona i janë shtuar listës të të shëruarve, ndërsa numri në total I të shëruarve që nga fillimi I epidemisë është 2.095. Aktualisht 2.118 persona vijojnë të jenë aktivë me Covid-19.
Numri total i rasteve pozitive është 4.307 raste nga 26.916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.