Kabineti i Kryeministres britanike Theresa May nuk po bie dakord për rifillimin e negociatave të nivelit të lartë të Brexit, edhe pasi koha po kalon për të arritur një marrëveshje, sipas burimeve të Bloomberg.
Nuk do të ketë pothuajse asnjë plan të ri të paraqitur nga pala britanike përpara buxhetit të së hënës së ardhshme, deklaratën vjetore që përcakton planet e taksave qeveritare dhe shpenzimet për vitin e ardhshëm, sipas burimeve.
Vlerësimi pasoi një takim ‘të stuhishëm’ të kabinetit të May-t të martën, kur dy fraksione u ndeshën me njëri-tjetrin lidhur me çështjen se si të shmangen kontrollet doganore në kufirin irlandez, pa e lidhur përgjithmonë Britaninë në regjimin tregtar të Bashkimit Evropian.