Miliarderët e fondeve Hedge, Wesley Edens dhe Marc Lasry kanë rënë dakord për të marrë Milwaukee Bucks të NBA-së për rreth 550 mln dollarë dhe të mbajnë ekipin në qytetin më të madh Wisconsin.
Si pjesë e marrëveshjes, pronari i Bucks Herb Kohl ka premtuar një dhuratë prej 100 milion dollarë për zhvillimin e një arenë të re për ekipin. Vendi aktual i bucks, BMO Harris Bradley Center, është më tepër se 25 vjet i vjetër.
“Ky njoftim përforcon faktin që Milwaukee është dhe do të vazhdojë të jetë “shtëpia” e Bucks. Wes dhe Marc bien dakord dhe ata ndajnë përkushtimin tim për suksesin afatgjatë të këtij ekskluziviteti në Milëaukee,” tha Kohl në një deklaratë.
Edens aktualisht është bashkë-kryetar i Fortress Investment Group (FIG), gjigandi i fondit që ai bashkë-themeloi në vitin 1998. Ai më parë ka shërbyer si drejtor në BlackRock (BLK).
Lasry është CEO dhe bashkë-themelues i Avenue Capital Group, një fond që fokusohet në borxhet. Firma me bazë në Nju Jork u themelua në vitin 1995 dhe ka rreth 1,36mld $ në asetet e tij.
Edens dhe Lasry u zotuan të kontribuojnë të paktën një shtesë $ 100 mln në drejtim të zhvillimit të një arenë të re në Milwaukee.