BQK ul për 35% çmimin e policave kufitare për bashkatdhetarët

30/07/2020 11:24 AM 0 komente

Bordi ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës ka marrë vendim për uljen e përkohshme të sigurimit kufitar të auto-përgjegjësisë. Po ashtu, me anë të këtij vendimi kërkohet që aplikimi i tarifave të reja të policave kufitare të zbatohet nga data 1 gusht deri më 31 dhjetor 2020.

 

Bordi ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës ka marrë vendim për uljen e përkohshme të sigurimit kufitar të auto-përgjegjësisë.

Vendimi ka ardhur pas shqyrtimit të raportit aktuarial të datës 16 korrik 2020 të Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe raportit aktuarial të BQK-së mbi adekuatshmërinë e tarifave të sigurimit kufitar nga auto-përgjegjësia dhe është vlerësuar se ekziston bazë e mjaftueshme për ndryshimin e tarifave të primeve të sigurimit kufitar të auto-përgjegjësisë për automjete dhe motoçikleta për udhëtarë.

‘Me anë të këtij vendimi Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, kërkon nga Byroja Kosovare e Sigurimeve që në emër të anëtarëve të saj, siguruesve të licencuar për sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia, të ulë përkohësisht tarifat e sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë për grupet tarifore të autoveturave dhe motoçikletave për 35 për qind’, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Po ashtu, me anë të këtij vendimi kërkohet që aplikimi i tarifave të reja të policave kufitare të zbatohet nga data 1 gusht deri më 31 dhjetor 2020.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka mirëpritur vendimin për uljen e sigurimit kufitar nga BQK.

“AKB e mirëpret vendimin për realizimin e premtimit të qeverisë për mbulimin e Policave të Sigurimit nga ministria e financave për të gjitha veturat e bashkatdhetarëve tonë që sivjet do të vinë në vendlindjen e tyre ,në Republikën e Kosovës për të cilën po investojnë vazhdimisht shumë qindra miliona”.

Ai ka thënë se mërgata nga ky vendim do t’i kursej 1 milion euro.

“Mërgimtarët tonë nga ky vendim shtetëror  konkret do të kursej mbi 1 milion euro  por edhe do të shkurtohen procedurat dhe pritjet  kufitare. Qeveria duhet të vazhdojë me vendime për të lehtësuar jetën e qytetarëve , bashkatdhetarëve dhe bizneseve të Kosovës”.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of