Bullgari / Qytetarët joaktivë janë rezerva më e madhe në tregun e punës të këtij shteti

29/11/2019 10:00 PM 0 komente

Zv.ministri i Punës dhe Politikave Sociale, Lazar Lazarov, deklaroi në një konferencë të kohëve të fundit kushtuar efektit të politikave të punësimit në Bullgari, se tregu i punës në këtë shtet ka një potencial të madh të pashfrytëzuar, mbi 200,000 qytetarë joaktivë.

Vitin e ardhshëm, një nga prioritetet e qeverisë bullgare do të jetë aktivizimi i këtij grupimi të madh njerëzish dhe sigurimi i një niveli më të lartë të punësimit në mesin e personave me aftësi të kufizuara, theksoi më tej zv.ministri Lazarov. Ekonomia bullgare duhet të aktivizojë dhe të përdorë potencialin e bullgarëve joaktivë, të cilët as nuk punojnë dhe as nuk studiojnë, sepse numri i të papunëve të regjistruar në zyrat e punësimit është shumë i ulët, gati 5%.

Në disa qytete, si Sofja për shembull, papunësia është edhe më e ulët, në vetëm 2 – 2.5 %. Pritshmëritë joreale të të rinjve bullgarë për koston e punës ndikojnë në përfshirjen e tyre në tregun e punës, tha për Radio Bulgaria, studiuesi i ekonomisë nga Instituti për Ekonominë e Tregut, Adrian Nikolov, duke shtuar se: Mungojnë edhe anketat në shkallë vendi, të cilat të përcaktojë më saktë pritshmëritë e të rinjve.

Kjo është arsyeja se për të nxjerrë këto të dhëna u pyetën agjencitë lokale të punësimit dhe punëdhënësit. Sipas pikëpamjes së tyre, shumica e të rinjve tregojnë pritshmëri joreale për pagat e tyre që kur punësohen për herë të parë, edhe pse niveli i tyre i aftësive dhe i përvojës nuk korrespondon fare me nivelin e pagës që ata kërkojnë. Por, ky është vetëm një nga faktorët që i mban të rinjtë jashtë tregut të punës.

Ne duhet të përmendim edhe pamjaftueshmërinë e tregut të punës për aftësitë e tyre. Disa studentë mbarojnë universitetin, ose shkollat e mesme profesionale, por më vonë ata kanë vështirësi të gjejnë një punë të përshtatshme që korrespondon me edukimin e tyre dhe aftësitë që ata kanë fituar.

Disa prej tyre bëjnë zgjedhjen për të shkuar dhe për të bërë punë të ndryshme sezonale jashtë vendit dhe kur kthehen në Bullgari, ata jetojnë me paratë që fituan gjatë kohës kur punuan jashtë. Ky është edhe një prej problemeve më të mëdha, më të cilin statistikat tona janë përballur, sepse fenomene të tilla nuk mund të regjistrohen kaq lehtë, përfundoi z. Nikolov.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of