Tre futbollistë anglezë kryesojnë klasifikimin e CIES (që bëhet dy herë në vit) për vlerat më të larta të transferimeve, për lojtarët e pesë kampionateve kryesore në Europë (Premier League, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1).
Sipas algoritmit të CIES Football Observatory, një klub duhet të ofrojë 190 milionë euro për të bindur Manchester City që të shesë talentin 21-vjeçar, Phil Foden. Podiumi plotësohet me dy futbollistë të Manchester United, Mason Greenwood (178 milionë euro) dhe Marcus Rashford (159 milionë euro).
Erling Haaland është futbollisti me vlerën më të mirë të transferimit për lojtarët që luajnë jashtë Premier League-s angleze. Krahasuar me tarifat e paguara në të kaluarën, do të ishte i nevojshëm një investim 155 milionë euro për të blerë sulmuesin norvegjez të Borussia Dortmund. Me një vit të mbetur në kontratë, sulmuesi i Paris SG, Kylian Mbappé (118 milionë euro) renditet vetëm i 12-i.
Vetëm tre nga njëzet futbollistë të pesë kampionateve kryesore në Europë, me vlerë transferimi më shumë se 100 milionë euro, janë mbi 25 vjeç: Bruno Fernandes (Manchester United), Timo Werner (Chelsea) dhe Bernardo Silva (Manchester City).
Ederson Moraes (62 milionë euro) është portieri me vlerën më të lartë të transferimit. Shoku i tij i skuadrës tek Manchester City, Ruben Días (114 milionë euro) është në krye të klasifikimit të qendërmbrojtësve. Alphonso Davies, (131 milionë euro – Bayern München) është në krye të listës si mbrojtës i krahut të majtë, ndërsa ndër mesfushorët me tipare mbrojtëse, holandezi Frenkie de Jong, i cili luan për Barcelonën ka vlerën më të lartë, 138 milionë euro.
Klasifikimi i plotë CIES Football Observatory