Në prill, çmimet e konsumit në Kroaci ranë për herë të parë në tre vjet e gjysmë, sipas shifrave të publikuara nga Byroja e Statistikave.
Indeksi i çmimeve të konsumit ra me 0.2% në prill, pas një rritjeje prej 0.6% në mars. Kjo ishte ulja e parë që nga nëntori i vitit 2016.
Kostot e transportit ranë me 9.5% në prill në krahasim me vjet.
Çmimet për strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera, ranë me 1,5% dhe çmimet në fushën e rekreacionit dhe kulturës ranë me 1%.
Në baza mujore, çmimet e konsumit ranë me 0.2% në prill, pas një rritjeje prej 0.2% muajin e kaluar.