Shqipëria mund të shfrytëzojë disa pika për depozitimin e gazit. Kjo çështje e diskutuar edhe më herët ka lakuar mundësinë për kriporet, por së fundmi Enti Rregullator i Energjisë ka dhënë edhe disa opsione të tjera ndërkohë që është hartuar rregullorja për depozitimin e gazit natyror.
ERE bëri me dine se Drejtoritë Teknike kanë draftuar “Rregulloren për depozitimin e gazit natyror, për t’u siguruar palëve të interesuara të industrisë së gazit”, Aktin rregullator që përcakton kriteret për ushtrimin e aktivitetit nga të licencuarit në sektorin e gazit natyror.
“Ky dokument do të sigurojë një pasqyrë më të qartë të modaliteteve të ushtrimit të këtij aktiviteti veçanërisht për vend-depozitimin e gazit në depozitimet kripore (Diapiret e Dumresë), në vendburimet e shteruara të naftës (vendburimet; Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal, Visokë, Patos, Gorisht-Kocul, Marinëz), dhe vendburimet e gazit (Divjakë, Frakull, Povelçë, Ballaj-Kryevidh, Panaja, Finiq-Kranë), në shtresat ujore (Aquifaire) atje ku mund të identifikohen, në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në vendimin e fundit të ERE ku sqarohet rregullorja e re.
Kjo e fundit para paraqet kriteret që ERE planifikon të përdorë kur merret parasysh regjimi më i përshtatshëm i aksesit të palëve të treta ose përjashtimi për depozitimin e gazit në Shqipëri në të ardhmen.
Plotësimi i të gjithë elementëve rregullatorë për gazin vjen në kushtet kur ka nje vëmendje më të rritur tashmë që edhe gazsjellësi Trans Adriatik ka nisur operacionet tregtare.
TAP është pjesa europiane e Korridorit Jugor të Gazit, një projekt që do të transportojë 10 miliardë M3 gaz nga Azerbajxhani në disa tregje në Europë. Sistemi i TAP është dizajnuar me potencialin për t’u dyfishuar në kapacitet drejt 20 miliardë m3 gaz.
Kalon në tre shtete në Greqi në 550 kilometra, Shqipëri 215 kilometra, nën setin Adriatik 105 kilometra dhe në brigjet e Italisë 8 kilometra. U vendosën 55 mijë tuba që peshonin në total 520 mijë tonë dhe nga një letërsi prej 2100 metra në malet e shqiptare në një thellësi 810 metra në detin Adriatik.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.