BE dhe KE lancojnë projektin kundër krimit ekonomik në Kosovë

26/05/2016 9:35 AM 0 komente

Zyra e Bashkimi Evropian në Kosovë (ZBE) dhe Këshilli i Evropës (KE) organizojnë një konferencë lansusese të nivelit të lartë për të shënuar fillimin e projektit të përbashkët kundër krimit ekonomik në Kosovë (PECK II).

Ky projekt ka ër qëllim fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, shpëlarjen e parave dhe financimin e terrorizmit përmes asistencës teknike dhe vazhdimit të vlerësimit të strukturuar të përputhshmërisë së Kosovës me standardet ndërkombëtare.

Kjo konferencë do të ndiqet nga përfaqësues të institucioneve të Kosovës, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, komunitetit të biznesit dhe atij të ekspertëve. / EKonomia ks

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of