Dita Botërore e Librit dhe së Drejtës së Autorit është shpallur nga UNESCO në vitin 1996 për të nxitur leximin, publikimin e librave dhe mbrojtjen e së drejtës së autorit.
Është zgjedhur 23 Prilli, pasi në vitin 1616, në këtë ditë, kanë vdekur tre shkrimtarë të cilët konsiderohen shtylla të kulturës botërore: Miguel de Cervantes, William Shakespeare dhe Garciloso de la Vega.
Libri dhe leximi përfaqësojnë një mjet për thellimin dhe njohjen, janë një instrument informacioni dhe njohje të kulturës, të cilat sot janë të domosdoshme për të kapërcyer paqartësitë që lidhen me frikën ndaj globalizimit, ndryshimit dhe së ndryshmes.
23 Prilli festohet në të gjithë botën në mënyra të ndryshme, por në veçanti, në Katalonja, pasi përkon edhe me Ditën e Shën Gjergjit. Çdo 23 prill, me rastin e Ditës së Librit e cila përkon dhe me Ditën e Shën Gjergjit, Barcelona mbushet me trëndafila dhe libra, në një festë me poetë dhe shkrimtarë që gjallëron gjithë qytetin.
Në Barcelona, të dashuruarit shkëmbejnë një dhuratë – gratë marrin një trëndafil, burrat një libër. Qyteti shndërrohet në një librari – dyqan lulesh, me njerëzit që mbushin rrugët e qytetit në një gjueti librash e trëndafilash.
Shitësit katalanë dhurojnë një trëndafil për çdo libër të blerë, në kujtim të trëndafilave që sipas legjendës çelën nga trupi i dragoit të vrarë nga Shën Gjergji.
Burimi Corriere della Sera dhe ANSA