Emërimi i znj. Lagarde në krye të BQE-së, një moment historik për të gjitha gratë

06/07/2019 10:02 PM 0 komente

Kandidatura e Christine Lagarde për të kryesuar Bankën Qendrore Europiane shënon një moment historik për të gjitha gratë, sidomos në drejtim të luftës së tyre për t’iu dhënë fund diskriminimeve gjinore.

“Ky është një moment historik”, u shpreh Sharon Bowels, një ish-ligjvënëse në Parlamentin Europian, kur u pyet në lidhje me shpalljen e kandidaturës së znj. Lagarde. “Ne kemi mbi 10 vjet që lobojmë në këtë drejtim”, tha ajo më tej.

Liderja aktuale e Fondit Monetar Ndërkombëtar do të përballet me sfida të shumta në postin e drejtueses së Bankës Qendrore Europiane, ndër të cilat mund të përmendim rigjallërimin e ekonomisë së Eurozonës. Ajo është gruaja e parë që u zgjodh në postin e ministres franceze të Financave dhe më pas liderja e FMN-së që prej 2011. Një mbrojtëse e flaktë e të drejtave të grave, Liderja e FMN ka deklaruar edhe më parë se rritja e numrit të grave në sistemin bankar dhe atë rregullator do të ndikonte në ruajtjen e stabilitetit të sektorit financiar.

Edhe pse kandidatura e saj nuk është konfirmuar, shumë mendojnë se ajo do të jetë me siguri liderja e re e BQE-së. Kandidaturën e saj e ka dhënë padyshim z. Macron, i cili mendohet se pasi ia ka shprehur znj. Merkel, kjo e fundit ka pranuar duke qenë se në krye të Komisionit Europian është dhënë kandidatura e znj. von der Leyen.

Nëse ajo do të zgjidhet në këtë pozicion, do të thyejë një prej barrierave më të mëdha gjinore në BQE, e cila dominohet nga burrat. Në një prej deklaratave e fundit, 63-vjeçarja Lagarde ka thënë se nëse kriza e shkaktuar rreth një dekadë më parë nga Vëllezërit Lehman mund të ishte shmangur nëse Vëllezërit Lehman, do të kishin qenë Motrat Lehman dhe bota do të kishte pasur me siguri një zhvillim tjetër sot.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of