Çfarë fshihet pas deklaratës së papritur për një shtrenjtim të tarifave të energjisë. “Loja” me shifrën e humbjeve dhe gropa e madhe në buxhet, që po e detyron qeverinë të marrë masa drastike. Cilët janë skenarët për rritjen e çmimit…
Qeveria shqiptare ka në horizont gropën e parë,si pasojë e një përplasjeje të fortë me FMN-në lidhur me rritjen e pashmangshme të tarifave të energjisë elektrike. Mes premtimit elektoral për uljen e TVSH-sësë energjisënga 20 në 6% të pambajtur dhe presionit tëFondit për tëgjetur rrugët për të reduktuar gropën e madhe që shkakton energjia në buxhet,është krijuar një hendek i madh, që vështirë të kalohet pa krijuar kosto financiare, politike dhe sociale.
FMN, në misionin e radhës, krijoi precedentin e parë të refuzimit të përballjes me median në mbylljen e misionit, një proces rutinë ky deri në pranverën e këtij viti dhe deklarata për shtyp mbi vazhdimin e bisedimeve nënkuptonte minimalisht që palët s’kishin arritur një marrëveshje.
Ministri i Energjetikës,Damian Gjiknuri,konfirmoi në një dalje të posaçme për shtyp disa ditë më parë se do të rriteshin tarifat e energjisë elektrike, duke filluar nga 1 janari2015. Lajmi ishte një rrufe në qiellin e pastër, pasi dy-tre anëtarë të kabinetit “Rama” dhe Enti Rregullator i Energjisë ishin përbetuar që të mbanin të njëjtin nivel të tarifave, me shpresën se ulja e TVSH për energjinë me gati tre herë, do të ishte harruar.
Por niveli i lartë i humbjeve në sistemin e shpërndarjes, në rreth 40% të energjisësë hedhur në rrjet, si pasojë e vjedhjeve dhe humbjeve teknike,dhe mosulja e tyre brenda objektivave, ka zhgënjyer ekspertët e Fondit, të cilët kanëngulur këmbë që qeveria të gjejë rrugë për të ulur barrën e energjisë në buxhet.
Ministri Gjiknuriu tërhoq më pas, duke deklaruar në një intervistë televizive për News 24 se “asnjëri nga ne nuk ka thënë se do të rritet tarifa e energjisë, ky është një spekulim i mirëfilltë i nisur nga nënkuptime me dashje të mediave dhe në një situatë të mbartur është e lehtë të hedhësh opinione të tilla”.Ai shtoi se çmimi i energjisë do të ketë surpriza.
Në fund të fundit, koston e keqadministrimit të deritanishëm të energjisë në vend do të duhet ta paguajmë të gjithë, si përmes çmimeve më të larta të energjisë (nëse do të vendoset për një rritje), ashtu dhe përmes taksave (në mënyrë indirekte, teksa buxheti do të duhet të mbledhë më shumë para që të subvencionojë gropën e energjisë, të krijuar në vite).
Surpriza e tarifave, kompanitë s’janë gati
Legjislacioni përenergjinë elektrike dhe modeli i tregut rregullojnë tarifat mes operatorëve, por procesi fillon që në mes të vitit, ku rreth muajit maj ose qershor, kompanitë kryesore të sistemit, KESH, OST dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE, ish- CEZ) paraqesin propozimet e tyre për tarifat e prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes, të cilat, pasi shqyrtohen nga Drejtoria e Rregullimit tëTregut i paraqiten për miratim bordit drejtues tëEntit Rregullator të Energjisë, ERE. Burime nga kjo drejtori bëjnë të ditur se asnjëra nga shoqëritë nuk është gati për të paraqitur propozimet konkrete për tarifat e reja, edhe pse viti 2014 shënon fundin e periudhës trevjeçare, kur ishte vendosur një mosndryshim i tarifave të energjisë te konsumatori fundor, vendim që zemëroi çekët në kohën kur ata ishin në drejtim të operatorit të shpërndarjes.
Kjo vonesë provon se qeveria është gjendur nën presion për rritjen e tarifave tëenergjisë, teksa fillimishtERE dhe kompanitë duket se e kishin fjetur mendjen se tarifat nuk do të ndryshonin edhe për vitin 2015, por duket se imponimi i FMNështë ultimativ, nisur nga niveli ende i lartë i humbjeve, aq sa qeveria e ka premtuar rritjen e tarifave gjatë bisedimeve në misionin e fundit pa marrë parasysh se vendimmarrja nuk është e saj, por detyrimligjor i entit rregullator. Ky i fundit është ende në pritje të pasqyrave financiare, të ardhurat dhe kostot, kreditë dhe pagesat e prapambetura si dhe planet e investimeve për të rishikuar tarifat e shitjes me shumicë mes prodhimit dhe transmetimit, transmetimit dhe shpërndarjes dhe tarifat e pakicës te konsumatorët finalë.
Humbjet nga vjedhja e energjisë nuk njihen si kosto
Lajmi se tarifat e energjisë do të rriten është një kafshatë që vështirë se do të kapërdihet nga ata që paguajnë energjinë, pasi po ndërgjegjësohen se po paguajnë edhe për ata që e vjedhin energjinë. Pas shoqatave të biznesit, edhe konsumatorët po i kërkojnë qeverisë dhe ERE-s të mos e rrisëçmimin e energjisë elektrike, pasi në këtë mënyrë do të ulen arkëtimet, teksaka rënë fuqia paguese e familjeve shqiptare.
Kjo duket se është arsyeja e hezitimit të qeverisë për të pranuar se në mungesë të të ardhurave shtesë që do të vinin nga ulja e humbjeve në sistemin e shpërndarjes t’i drejtohet rritjes së tarifave me absurdin se kush paguan, do të paguajëedhe më shumë,e kush nuk paguan do tëvazhdojëtëmos paguajë. Nëse rregullatori ERE do ta ndërmarrë këtë masë, rasti do t’i ngjante fabulës së mbretit me rritjen e taksave:mbreti pyeste nëse i paguanin taksat dhe këshilltarët i thoshin seipaguajnë, por ju shajnë. Atëherë mbreti vendosi t’i rrisë taksat deri në atë pikë sa njerëzit nuk e shanin më, por as taksa nuk paguanin.
Dështimi i tregut apo i shtetit
Deklarata rregullatore është dokumenti më i rëndësishëm për sektorin e energjisë elektrike, pasi rregullon funksionimin e tregut sipas rregullave të qarta të ndërveprimeve mes kompanive në treg, tarifat për shumicën, pakicën dhe objektivat për reduktimin e humbjeve. Sipas deklaratës rregulatore në fuqi, deri në fund të këtijviti, niveli i humbjeve në sistemin e shpërndarjes duhet të ishte jo më shumë se 14%. Dështimi i privatizimit tëOSSH nga CEZ a.s. la pas një nivel të frikshëm humbjesh në 45%. Por, edhe pas prishjes së marrëveshjes me çekët, situata e humbjeve mbeti problematike, duke shënuar 45% në fund të vitit2013. Sipas të dhënave më të fundit të raportuara nga INSTAT dhe ERE, humbjet janë ulur në nivelin e 38.4%.
Ministri i Energjisë, Gjiknuri, deklaroi së fundmise synohet që deri në fund të 2014-s, mesatarja e vitit për humbjet të jetë nën 40%. Ai nuk ka dhënë shifër të saktë se sa është objektivi i vendosur, por në bilancin e ish-CEZ (OSHEE) specifikohet një objektiv prej 36% deri në fund të 6-mujorit të parë 2014.
Vetë kompania, në bilancin e saj për vitin 2013, raporton se deri në muajin maj 2014, niveli i humbjeve ishte 41%, nga 44.74% në fund të vitit 2013, gati 3 pikë përqindjeje më lart se shifra që u raportua për fundin e 6-mujorit prej 38.3%. Nëse do të marrim për bazë këto të dhëna, atëherë në pesë muaj (janar-maj) humbjet u ulën me rreth 3.8 pikë përqindje dhe vetëm për një muaj, në qershor, me 2.6 pikë përqindjeje.
Pikërisht kjo diferencë prej katër pikë përqindjeje në objektivin e uljes së humbjeve duket se e bën të pashmangshme qëzgjidhja e vetme të jetë rritja e tarifave.
Kundërshtimet e grupeve të interesit kanë krijuar dilemë të fortë te qeveria se si mund t’ju bëjë dhuratë shtetasve të rregullt një rritje të tarifave të energjisë me rastin e vitit të ri. Tre muajt e fundit të vitit mbeten kritikë për OSSHE për tëulur në maksimumin emundshëm humbjet.
Sipas të dhënave nga Ministria e energjisërezulton se ulja e humbjeve me 1 pikë përqindjeje sjell rreth 5 milionë euro të ardhura më shumë.
Fshehja pas FMN dhe gropa prej 200 milionë eurosh në buxhet
Dalja e ministrit Gjiknuri, që paralajmëroi rritje çmimi, menjëherë pas ikjes së papritur të FMN-së, u interpretua gjerësisht si një imponim i institucionit ndërkombëtar për rritje të tarifave të energjisë, por edhe të taksave.
Burime nga FMN pohojnë për “Monitor” se FMN nuk imponon rritje tëçmimeve të energjisë dhe as vë kushte për nivelin e arkëtimeve. Për çështjet teknike të energjisëështë Banka Botërore ajo që po punon me qeverinë shqiptare.
FMN e shikon situatën nga pikëpamja makroekonomike, përmes efektit që kriza energjetike ka në buxhet, si nga kosto direkte e subvencioneve, apo dhe garancive që jep shteti për huat që marrin kompanitë e energjisë. (vetëm pak ditë më parë, qeveria shqiptare miratoi një garanci prej 30 milionë eurosh, për një kredi që banka Raiffeisen i akordoi KESH).
Sipas përllogaritjeve të FMN-së, të konfirmuara dhe nga ministri Gjiknuri, kosto në buxhet e energjisë, direkte dhe indirekte, ështërreth 150-200 milionë euro në vit. Kjo shumëështë e barabartë me rreth 5% të totalit të shpenzimeve buxhetore; sa të ardhurat që mblidhen nga tatimfitimi apo tatimi mbi të ardhurat (sipas buxhetit të rishikuar të 2014-s tatim fitimi pritet të sjellë në buxhet 156 milionë euro dhe tatimi mbi të ardhurat rreth 200 milionë euro); apo e barabartë me shumën që CEZ shpenzoi në vitin 2013 për të blerë energji me qëllim mbulimin e humbjeve (shiko nënndarjen: CEZ, 150 milionë euro në 2013-n për mbulimin e humbjeve).
FMN ka ngulur këmbë që qeveria të zbatojë një plan masash për të ulur gropën financiare të energjisë në buxhet. Mënyra më e drejtë do të ishte rritja e arkëtimeve dhe ulja e humbjeve, por fakti që qeveria po shkon drejt rritjes sëçmimit dëshmon për mosarritje të objektivave për reduktimin e asaj energjie që vidhet apo shkon dëm.
Z. Nadeem Ilahi, shef i Misionit të Fondit Ndërkombëtar për Shqipërinë, kishte deklaruar në një intervistë për “Monitor” në prill 2014 se “pikëpamja jonë shumë e gjerë është se, nga ajo që dëgjojmë nga kolegët tanë të Bankës Botërore, vjedhjet në sektor janë një problem dhe se ndoshta një administrim më i fortë për humbjet do të përmirësojë qëndrueshmërinë bazë të sektorit. A përfshin kjo dhe një rritje të tarifave?! Unë nuk e di në këtë fazë, por do të jetë diçka që do të jetë pjesë e paketës që do të dalë në vijim. Sektori duhet të fillojë të mbajë veten, për shkak se në një anë, Shqipëria ka marrë vendime shumë të mira në përmirësimin e buxhetit, disa taksa janë rritur, ne po shkojmë drejt qëndrueshmërisë dhe nuk duam që sektori i energjisë të ndikojë negativisht në buxhet”.
FMN ka ngulur këmbë që qeveria të pranojë koston e lartë të energjisë në buxhet dhe të marrë masa në afatin e mesëm për zgjidhjen e ngërçit. Në momentin që ajo është bërë një barrë për buxhetin, qeveria duket se po detyrohet të gjejë të ardhura për të ulur këtë barrë, duke i hapur rrugën konsolidimit fiskal.
Skenarët e rritjes së tarifave
Ekspertët e rregullimit të tregut në ERE, pavarësisht se nuk kanë ende në dorë aplikimet e tre shoqërive kryesore, po mendojnë për një zgjidhje në rregullimin e tarifave ndërmjet shoqërive KESH-OST-OSHEE me ndikim të moderuar në rritjen e çmimeve të pakicës për klientët tariforë. Burimet nga Drejtoria e Rregullimit tëTregut konfirmuan se përherë të parë, ERE do tëtentojë të mos pranojë humbjetsi element i kompanisë. Kjo dotëthotë që çdo ndryshim tarifash nuk lidhet me humbjet e operatorit të shpërndarjes ose më qartë, qytetarët që e paguajnë energjinë, nuk do të jenë tëdetyruar ta paguajnë edhe për vjedhjet dhe humbjet në sistemin e shpërndarjes.
Një skenar tjetër është një rritje e lehtë e tarifave të energjisë sa norma e inflacionit nga 2-3% dhe mbrojtja e shtresave sociale në nevojë nga kjo rritje.
Rregullimi i tarifave mes operatorëve është një skenar i njohur iERE-s gjatë 4 viteve të fundit, pasi nuk janëndryshuar tarifat për klientët tariforë, por vetëm ato ndërmjet shoqërive. Ky është një skenar imundshëm, por që kërkon rishikimin e modelit ekzistues të tregut dhe deklaratës rregullatore që skadon më 31 dhjetor të këtijviti.
CEZ, 150 milionë euro në 2013-n për mbulimin e humbjeve
Gjatë vitit 2013,CEZ (sot OSHEE) ka blerë 7,145,061 MWH energji elektrike nga furnitorë vendas dhe të huaj për të plotësuar nevojat e tregut.
Sipas bilancit të kompanisë, energjinë për shitje konsumatorëve (tariforë) e ka blerë nga prodhimi vendas KESH, ndërsa energjinë për mbulimin e humbjeve e ka blerë nga KESH sh.a. si dhe nga furnitorë të huaj. Nga KESH është blerë 3,927,094 MWH energji elektrike për shitje konsumatorëve me çmim 2.2 lekë/kwh dhe 1,964357 MWH për mbulimin e humbjeve në rrjet me çmimin etregut, gjithsej 5,891,451 MWH.
Sasia e mbetur prej 1,253,610 MWH për mbulim humbjesh në rrjet, është blerë nga importi, furnitorë të huaj si EFT, GSA, GEN-I dhe AXPO, sipas kontratave dypalëshe.
Shpenzimet për blerjen e energjisë elektrike nga importi për mbulim humbjesh, shoqëria i ka përballuar nga të ardhurat e siguruara nga shitja e energjisë konsumatorëve.
Në vlerë financiare, OSHEE ka shpenzuar në total 30 miliardë lekë për blerje energjie gjatë 2013-s, nga të cilat rreth 21 miliardë lekë, apo rreth 150 milionë euro kanë shkuar për mbulimin e humbjeve, shifër që në vlerë absolute përbën 70% të totalit të shpenzimeve totale për blerjen e energjisë në vitin 2013, apo rreth 33% të totalit të shpenzimeve të kompanisë për 2013-n.
Në total, në periudhën 2012-2013, kompania ka pasur një bilanc të rënduar financiar, me humbje të mëdha (shiko tabelën: Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve, CEZ Shpërndarje).
Borxhet
I gjithë sektori i energjisë është përfshirë në një situatë të vështirë financiare dhe funksionale, si rrjedhojë e akumulimit të detyrimeve të ndërsjella midis aktorëve të këtij tregu (KESH, OST, CEZ, prodhuesit e pavarur të energjisë). I gjithë ky zinxhir borxhesh, sipas deklarimeve të ministrit Gjiknuri,është rreth 1 miliardeuro.
Ndërkohë, nga bilanci i KESH për vitin 2013, rezulton se zëri i llogarive të arkëtueshme (të ardhurat që kompania duhet të mbledhë nga të tretët që u detyrohen) është në total 95 miliardë lekë, apo 680 milionë euro.
Në shumën e llogarive të arkëtueshme, 53.9 miliardë lekë (385 milionë euro) përfaqëson detyrimin e shoqërisë CEZ Shpërndarje ndaj KESH.
“Aktualisht, gjendja financiare e KESH-it është shumë e vështirë, sepse kaskada e Drinit është ajo që financon edhe hajdutët edhe deficitin, edhe çmimet e ulëta, gjithçka financohet nga një liqen. Sistemi elektroenergjetik shqiptar ka bazë kaskadën e Drinit, edhe rregullatori i çmimit është kaskada e Drinit”, ka pohuar Gjiknuri.
Nga ana tjetër, sipas Gjiknurit, detyrimi që shteti u ka HEC-eve private është mbi 55 milionë dollarë në total.Sipas tij, tarifat, me të cilat u blihet energjia HEC-eve private janë shumë të shtrenjta, dhe për shkak edhe të mungesës së likuiditetit situata është shumë e keqe.
Aktualisht, modeli i tregut, i miratuar nga qeveria shqiptare në vitin 2008, detyron KESH (furnizuesin publik me shumicë) që të blejë energjinë elektrike të prodhuar nga prodhuesit e vegjël të energjisë elektrike dhe prodhues të pavarur të energjisë elektrike, bazuar në marrëveshjen standard për shitjen e energjisë të miratuara nga ERE (në cilësinë e tij si rregullator i tregut).
Sipas kuadrit rregullator në fuqi për këtë treg të rregulluar, KESH sh.a. e blen këtë energji me çmim preferencial (feed–in tariff) të miratuar prej ERE-s (që arrin deri në 9.37 lekë/kWh) dhe e shet këtë energji së bashku me energjinë e prodhuar nga kaskada e Drinit për CEZ Shpërndarje, me çmim të rregulluar prej 2.2 lekë/kWh.
Qeveria po përpiqet që ta zgjidhë këtë ngërç, duke rishikuar tarifat me të cilat KESH e ble këtë energji.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.