Teksa Kryeministri Edi Rama u tërhoq nga rritja e çmimit te energjisë për fashën mbi 800 KWh për tetorin Enti Rregullator i Energjisë ka sqaruar se çmimet e miratuara më herët prej tij do të mbeten në fuqi.
Enti që miratoi javën e shkuar çmimet sipas kërkesës së qeverisë, duke përcaktuar se çdo kilovat mbi fashën 800 do të faturohej me 42 lekë pa TVSh, nuk ka pranuar të tërhiqet në mënyrë të drejtpërdrejtë pas deklaratës së kreut të qeverise. por ka argumentuar se çmimet do të rishikohen në mënyrë periodike dhe nëse ka hapësira do të mbahet çmimi 9.5 lekë për konsumatorët fundorë pavarësisht sasisë së konsumuar.
“Çmimet e vendosura nga ERE mbeten të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri në 31 dhjetor 2022. Në situatën e emergjencës energjetike që ndodhemi, rishikimi i çmimeve do të jetë periodik, pra nëse Furnizuesi i Shërbimit Universal do të njoftojë për kosto të ndryshuara të çmimit të blerjes së energjisë, atëherë do të reflektohen dhe nga ERE.
Për shembull, nëse për muaji tetor FSHU sh.a do ta sigurojë energjinë nga KESH sh.a me çmimin 2.6Lekë/kWh, dhe çmimi i energjisë për konsumatorin familjarë do të mbetet 9.5Lekë/kËh” sqaroi Enti në rrjetin social Facebook.
Njoftimi i plotë i ERE Për të gjithë konsumatorët familjare që furnizohen nga shërbimi universal. ERE ka publikuar tashmë çmimet e përditësuara për konsumin e energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë, që konsumojnë mbi 800 kËh. Aktualisht këto çmime janë të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022.
Me VKM nr. 584, datë 08.10.2021, Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike. Në situatën aktuale të luhatshmerisë së lartë të burimeve të furnizimit me energji elektrike, nga prodhimi vendas, vendimmarrja e Entit Rregullator të Energjisë mbi ndryshimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike, është objekt rishikimi periodik. Ky rishikim do të kryhet në përputhje me ndryshimet e kostove të sigurimit të energjisë elektrike.
ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë, kostot e furnizimit sipas burimit të siguruar të energjisë Për informacion më të detajuar jeni të mirëpritur të vizitoni faqen tonë zyrtare https://ere.gov.al, në kategorinë Legjislacioni.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.