Publikim i Artikullit të Sponsorizuar

Festat po afrojnë! A keni një duhanpirës në familjen tuaj dhe ju duhet një dhuratë për ta?

24/12/2020 12:50 PM

Festat po afrojnë! A keni një duhanpirës në familjen tuaj dhe ju duhet një dhuratë për ta?

Pandemia është një kohë jashtëzakonisht e vështirë dhe stresuese. Shumica e njerëzve nuk dalin nga shtëpia, punojnë para kompjuterëve të tyre në shtëpi, fëmijët ndjekin mësimet në distancë, studentët mbyllen në shtëpi. Kjo nuk e bën më të lehtë për duhanpirësit që duan ta lenë cigaren. Festat po afrojnë, koha e caktimit të prioriteteve për vitin e ri po ashtu. Ndër to, një gjë ka mbizotëruar për vite me radhë për duhanpirësit: të lëmë cigaren! A mund t’i ndihmojmë personat që ne duam për të arritur këtë qëllim?Disa njerëz nuk mund të kthehen në familje për festat e fundvitit. Por ata ende duan t’u dhurojnë prindërve diçka për festa. Sidomos kur keni një prind duhanpirës dhe dëshira për vitin 2021 është që të lënë cigaren. Imagjinoni një vit të ri pa shtëpinë e mbushur me tym cigaresh dhe perdet të cilat nuk janë më kafe. Por gjëja më e rëndësishme është shëndeti i tyre. Disa nga anëtarët e familjes sonë janë përpjekur të lënë cigaren duke vendosur fasha nikotine në trup dhe duke konsumuar çamçakëz nikotine, por pa sukses. Tani është koha që ata të provojnë IQOS, pajisjen inovative nga Philip Morris International (PMI) që ngroh duhanin pa e djegur.

IQOS, pajisja per te ngrohur duhanin, ashtu si dhe cigaret elektronike, gjeneron vetëm aerosol që mund të thithet, pa tymin dhe kimikatet e dëmshme që gjenden në cigaret konvencionale. Dallimi është se IQOS përmban duhan të vërtetë që ngrohet, por që nuk digjet. Kjo pajisje nuk gjeneron hi dhe tym, dhe për këtë arsye i sigurojnë personit të varur dozën e nikotinës të ngjashme me një cigare, por pa katran. Dhe ky është çelësi. Shumë shkencëtarë e pranojnë që njerëzit pinë duhan për nikotinën, por vuajnë nga katrani që digjet në cigaret tradicionale. Prandaj, vlen të kujtohet se nikotina është një substancë që krijon varësi, por nuk është shkaku i sëmundjeve që vijnë nga duhanpirja.

Mbi një miliardë njerëz në botë pinë duhan. Me zbatimin e metodave më moderne të luftimit të varësisë nga duhani, vetëm 12 deri në 30 për qind janë duhanpirësit që arrijnë të lënë duhanin. Pra, çfarë mund të bëjmë për pjesën e 70-90 për qind? Më e rëndësishme është minimizimi i efekteve të dëmshme të produkteve të duhanit. Në vend të cigareve ku duhani digjet në gati 800 gradë, konsumatorët mund të përdorin pajisje që ngrohin duhanin në 300 gradë. Kjo çon përmbajtjen e substancave mutagjene në zero. Duhani me ngrohje është një produkt i ri në tregun tonë. Cili është efektiviteti i kalimit të duhanpirësve nga cigaret tradicionale në forma të tjera alternative? “Testet klinike tregojnë se duhani me ngrohje është më efektiv”, thotë profesori Bartosz Loza, kreu i Departamentit të Psikiatrisë në Universitetin Mjekësor të Varshavës në Poloni.

Pas një analize të thelluar katër-vjeçare të kërkimeve shkencore, Administrata e Barnave dhe Ushqimit (FDA) në SHBA, arriti në konkluzionin se IQOS është një produkt “i përshtatshëm për promovimin e shëndetit publik” sepse lëshon shumë më pak substanca toksike sesa cigaret tradicionale dhe kështu zvogëlon ekspozimin e trupit ndaj tyre. Ky është vendimi i parë i tillë i lëshuar për produktet alternative të duhanit, i nxjerrë nga një institucion i njohur për qasjen jashtëzakonisht rigoroze ndaj produkteve të nikotinës.

Shkencëtarët pajtohen se çdo produkt nikotine ka pasoja te shëndeti. Sidoqoftë, shkalla e dëmtimit dhe rrezikut mund të ndryshojë midis produkteve me nikotinë. Sipas ekspertëve, më toksikët janë produktet që djegin duhanin (cigare konvencionale) dhe më pak të dëmshëm janë ato në të cilat është eliminuar proçesi i djegies (duhan me ngrohje, cigare elektronike). Duhani me ngrohje që përdoret me IQOS nuk lë aroma të pakëndshme në duar, flokë dhe rroba. Sidoqoftë, zgjidhja më e mirë për një duhanpirës është ndërprerja e menjëhershme dhe e plotë e varësisë nga nikotina. Festat e fundvitit janë një periudhë bilancesh dhe rezolutash për vitin e ri që po vjen. Dhe për ata që pinë cigare, një nga premtimet për 2021 mund të jetë kalimi te alternativa më pak të dëmshme.