FIFA, 150 mln $ ndihmë Federatave për shkak të pandemisë

24/04/2020 5:22 PM 0 komente
© FIFA.com

FIFA do t’u japë 150 milionë dollarë (139 milionë euro) federatave të futbollit që bëjnë pjesë në të, për t’i ndihmuar në menaxhimin e problemeve financiare të shkaktuara nga koronavirusi, tha të premten organi qeverisës botëror.

FIFA deklaroi se “i gjithë fondi operacional” për vitin 2019 dhe 2020, do të shpërndahet mes 211 federatave të asociuara në ditët e ardhshme “si hapi i parë i një plani lehtësimi për t’i ardhur në ndihmë komunitetit të futbollit të prekur nga pandemia COVID-19”.

Çdo organ qeverisës kombëtar do të marrë 500 mijë dollarë, që sipas FIFA-s do të dorëzohen normalisht “në bazë të kritereve specifike”, por do t’i derdhë ato fonde dhe çdo “të drejtë e mbetur për vitin 2019 dhe 2020”.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, deklaroi se fondet janë “hapi i parë i një plani të gjerë ndihme financiare që ne po zhvillojmë për t’iu përgjigjur emergjencës në të gjithë komunitetin e futbollit”.

“Është detyrë e FIFA-s të jetë e pranishme dhe të mbështesë ata që përballen me nevoja emergjente” – shtoi Infantino. “Kjo nis me ndihmën e menjëhershme financiare ndaj federatave që bëjnë pjesë, shumë prej të cilave në vështirësi financiare”.

Fondet vijnë nga programi Forward 2.0, i nisur në vitin 2016 i cili do të sigurojë 1,746 miliardë dollarë (rreth 1,6 miliardë euro) në periudhën 2019 – 2022.

Burimi: AFP

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of